Grubi: Qeveria miratoi planin për shpërndarjen e nëpunësve administrativ

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 40 të saj miratoi planin e shpërndarjes së nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit K5. Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi thotë se vendimet e reja të punës administratorëve do tu ndahen ditëve në vijim. Grubi thotë se Ministria e Financave tashmë ka dhënë pëlqim për planin e sistemimit të nëpunësve administrativ kurse Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës është angazhuar që brenda 7 (shtatë) ditëve nga marrja e akteve për sistematizim të këtyre administratorëve, në kuadër të kompetencave të saja të përfundojë procedurën e dhënies së pëlqimit për vendet e punës ku do të sistemohen këta nëpunës administrativ. Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është e obliguar që brenda 15 ditëve pas miratimit të Planit, të përgatisë vendime individuale për çdo nëpunës administrativë që do të sistemohet në organet e administratës shtetërore. Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi thotë se organet e administratës shtetërore janë të obliguara që nëpunësit administrativ që do t’i pranojnë, të ju mundësojnë trajnime profesionale me qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të tyre. Sipas Grubit, Agjencia e Punësimit brenda kësaj periudhe do të bëjë ç’lajmërimin e nëpunësve administrativ nga Ministria për sistem politik dhe të njëjtit do t’i lajmërojë në vendet e reja të punës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…