Shaqiri: Reformat na sjellin edhe më afër Bashkimit Europian

📌Reforma që na sjellin edhe më afër Bashkimit EuropianMSHIA vazhdon me implementimin e projektit dyvjeçar të IPA 2017 “Mbështetje ndaj riorganizimit shtetëror”. Ky projekt është i një rëndësie tejet të madhe për avancimin e procesit të reformës së administratës publike, ku me zbatimin e suksesshëm të tij, Republika e Maqedonisë së Veriut do të afrohet edhe më shumë drejtë rrugës së Bashkimit Europian.Qëllimet:• Reformojmë administratën publike• Optimizojmë kornizën e përgjithshme institucionale• Përmirësojmë ofrimin e shërbimeve publike• Rrisim nivelin e etikës, integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike☑️Ndjekim shembujt e praktikave më të mira në organizimin e administratës shtetërore të vendeve tashmë pjesë e Bashkimit Europian, si Çekia, Finlanda, Letonia apo Estonia.Është shumë e rëndësishme që në këtë proces të përfshihen të gjitha institucionet dhe të ketë bashkëpunim ndërinstitucional.Tani gjendemi në fazën më senzitive të realizimit të këtij projekti të IPA 2017. Ekspertët e projektit i kanë përfunduar propozim raportet, për riorganizimin e të gjitha 16 ministrive, të cilat do të vendosin kornizat si dhe strukturat e detajuara të të njëjtave.Hartimi i ligjit dhe futja e tij në procedurë parlamentare pas një përpunimi të mëhershëm të detajuar dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha strukturave partiake në vend, shënon një epokë të re në organizimin e organeve të administratës  shtetërore.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…