Video takim Osmani – Landsbergis

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka realizuar video takim me kolegun e tij nga Republika e Lituanisë, ministrin Gabrielius Landsbergis.Theksi në takim është vënë në dosjen evropianë të Maqedonisë së Veriut, metodologjinë e re të zgjerimit, përpjekjet për harmonizimin e kornizës negociuese në bazë të respektit të vlerave elementare evropiane dhe standardeve, me të vetmin qëllim miratimin dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.“Pozita parimore e Lituanisë, e manifestuar vazhdimisht për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut është e rëndësisë së veçantë sepse integrimet evropiane për shtetin nënkuptojnë siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik, por edhe stabilitet i rajonit. Presim zbatimin e papenguar të vendimit nga muaji mars për fillimin e negociatave për aderim dhe përparimi në këtë drejtim do të paraqet njohje për angazhimin e deritanishëm të shtetit tonë në proceset integruese evropiane”, theksoi Osmani. Në këtë kontekst, Lituania mbetet e hapur për shkëmbimin e përvojave, ekspertizës dhe njohurive në zbatimin e politikaneve evropiane.Gjatë bisedës u riafirmua mirënjohja ndaj Lituanisë dhe mbështetja e tyre për anëtarësimin tonë në NATO, e cila nga viti 2000 themelohej në solidaritet, si një prej principeve me anëtarësimin e dy vendeve në Grupin Vilnius.Osmani dhe Landsbergis shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në plan bilateral, veçanërisht në fushën e diplomacisë ekonomike, menaxhimit me kriza, IT sektorit si dhe ndihmës tjetër prej ekspertëve. Nga ana e Lituanisë u shpreh interes për pjesëmarrje të ekspertëve në tuining projekte me theks në fushat e financave publike, tregut të punës, administratës, cyber- sigurisë dhe të ngjashme. Bashkërisht u vlerësua se bashkëpunimi ekonomik mbetet pas atij politik edhe se në atë duhet të punohet.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…