Shaqiri realizoi takim pune me Merkon

Kisha nderin dhe kënaqësinë që sot prita në ambientiet e zyrës sime, kryetarin e Komunës së Strugës, z. Ramiz Merko.Gjatë takimit diskutuam për projekte të realizuara deri tani dhe i shprehëm njëri-tjetrit gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunime të mëtejshme ndërinstitucionale për projekte të tjera në të ardhmen e afërt.Z. Ramiz Merko theksoi se Komuna e Strugës do bëj të gjitha detyrat e saj për t’u kyçur në Sistemin për menaxhim të dokumentave (DMS) dhe na premtoi se do të na sigurojë një lokacion për ndërtimin e qendrës sonë “Një pikë për shërbime” në qytetin e Strugës. Synojmë që brenda vitit 2021 qendra jonë “Një pikë për shërbime” në qytetin e Strugës të jetë gati dhe funksionale.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…