1.180 administrator nënshkruan vendet e shpërndarjes

Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive njofton se 1.180 prej gjithsej 1.349 nëpunësve administrativ kanë nënshkruar vendimet e tyre të reja të punës dhe brenda afatit të paraparë me ligj të njëjtit do të nisin me punë. 26 nga nëpunësit administrativ kanë refuzuar të nënshkruajnë vendimet e reja të punës. Të punësuarit që nuk kanë nënshkruar vendimet, u pushon vendi i punës në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe të njëjtit evidentohen në listën për transfer të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.Personat udhëheqës në institucionet ku janë sistemuar nëpunësit administrativë të punësuar përmes programit K-5, janë të detyruar të fillojnë procedurën e harmonizimit të akteve për sistematizim në vendet e punës me dispozitat e ligjit për transfer të nëpunësve administrativë të punësuar nëpërmjet programit K-5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në afat prej 30 ditësh nga miratimi i Planit të marrjes sipas nenit 4 të këtij ligji.Brenda afatit ligjor, Ministria për sistem politik do tu shpërndajë vendimet edhe 135 nëpunësve administrativ që nuk janë paraqitur fare.Një pjesë e madhe e institucioneve nga gjithsej 237 ku janë shpërndarë nëpunësit administrativ tashmë në adresë të Ministrisë për Sistem Politik  kanë dërguar njoftime këta nëpunës për shkurt kohë do të nisin me punë pasi që vendet e tyre të punës janë të gatshme. Pjesa tjetër e institucioneve gjithashtu kanë informuar Ministrinë për Sistem Politik se janë në proces të sistematizimit të ri të vendeve të punës dhe që ndryshimet e tyre tashmë janë dërguar për aprovim në Ministrinë e Shoqërisë Informatike.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…