Bekteshi: Kompanitë që kanë keqpërdorur ndihmën shtetërore nuk do të mund të aplikojnë për masë të re

Kompanitë të cilat deri më tani kanë keqpërdorur ndihmën financiare nga Qeveria nuk do të kenë mundësi të aplikojnë për një masë të re, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin Win Win në Televzionin Tellma. “Ato kompani që kanë keqpërdorur fondet nga katër Pakot e para të masave ekonomike nuk do të marrin më ndihmë nga shteti. Duhet të vendosen kritere në pjesën e aplikimit të masave, në mënyrë që kompanitë e publikuara nga Drejtoria e të Ardhurave Publike të mos jenë në gjendje të aplikojnë për masa shtesë ”, nënvizoi Ministri Bekteshi në paraqitje e tij në TV Telma. Siç theksoi Ministri, nëse është e nevojshme për punonjësit e tyre do të kujdesen nga Qeveria drejtpërdrejt, siç u njoftua sot nga Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Sanja Llukarevska  duke bllokuar llogaritë e tyre dhe duke transferuar fondet drejtpërdrejt te punonjësit në ato kompanitë. “Janë ngritur kallëzime penale kundër të gjithë punëdhënësit të cilët nuk paguanin pagat për punonjësit e tyre për të cilët ata morën ndihmë financiare,” tha Ministri Bekteshi. Ministri theksoi se pas konsultimeve të fundit me Odat ekonomike , Pakoja e Pestë e Masave do të shpallet gjatë javës së ardhshme. “Gjatë ditëve të ardhshme deri të hënën do të kemi  takim shtesë me Odat ekonomike dhe me sindikatat. Ne do të rishikojmë komentet e tyre mbi propozimet tona të cilat janë miratuar në konsultim me palët e përfshira. Ne presim që masat nga pakoja e pestë, si dhe ato të mëparshmet, do të japin rezultatet e pritura dhe do të synojnë mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive ”, ceku Ministri.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…