Osmani në takim me Xhaçkën në Tiranë: Marrëdhëniet e mira me fqinjët janë garanci për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani realizoi takim me Ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka. Ministrat hapën shumë tema nga interesi i përbashkët për zhvillimin e raporteve bilateral, për ngjarjet e brendshme politike në dy vendet, për bashkëpunimin në NATO, perspektivën evropiane, iniciativat rajonale, ndërkaq u bisedua edhe pë rmundësinë e bashkëpunimit edhe në politikat tjera sektoriale. “Është e pakontestueshme se marrëdhëniet midis dy vendeve qe moti kalojnë pragun e fqinjësisë së mirë dhe ata janë themeluar në bazat e një miqësie stabile dhe afatgjate. Vlerësoj se kjo miqësi e jona i kalon interesat e dy vendeve tona dhe përbën një prej shtyllave më të rëndësishme për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, deklaroi Osmani. Rrumbullakësimi i agjendës Euro-atlantike me theks mbi nisjen formale të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishte një prej temave më të rëndësishme e diskutimit të takim. Shefat e diplomacisë u pajtuan se këmbëngulja e dy shteteve në këtë kurs dhe reformat aktuale të lidhura me këtë përbëjnë garancë shtesë jo vetëm për prosperitetin dhe standardin e përmirësuar të qytetarëve, por edhe të zhvillimit në përgjithësi dhe raportet në kuadër të vet rajonit. Bashkëbiseduesit nënvizuan nevojën për realizimin e projekteve për lidhje infrastrukturore dhe energjetike, por edhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha tjera, si tregtia, turizmi, kultura, arsimi. Fokus i veçantë u vë edhe në Iniciativën 8, si forum i vlefshëm për avancimin e bashkëpunimit trilateral. “Kemi shansin e mirë të sigurojmë komplementaritet dhe realizim të të gjithë iniciativave, përfshirë edhe Iniciativën 8, marr parasysh se me këtë e përforcojmë rrugën që çon drejt Brukselit”, tha Osmani. Në vazhdim të vizitës në Tiranë, Ministri Osmani do të takohet edhe me Presidentin Ilir Meta, Ministrin e Shtetit për Diasporë, Pandeli Majko, si dhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…