Shaqiri: Krijimi i shërbimit për identifikim digjital është një realitet për qytetarët dhe bizneset

Për Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë, bashkëpunimi me Mastercard është i një rëndësie të veçantë sepse Mastercard është një markë globale me shumë besim në mes të përdoruesve.🤝 💳📌Qytetarët e njohin më mirë këtë markë përmes shërbimeve në sektorin bankar. Portofoli i ri i shërbimeve të identifikimit elektronik Mastercard për herë të parë në botë në nivelin kombëtar fillon nga Republika e Maqedonisë së Veriut.Me një vendim të marrë sot nga Qeveria, krijimi i shërbimit për identifikim digjital është një realitet për qytetarët dhe bizneset, dhe ka një rëndësi të veçantë sepse:➡️Qytetarët dhe bizneset fitojnë mundësinë për identifikim elektronik në momentin kur aplikojnë për shërbimin➡️Identifikimi i qytetarëve dhe verifikimi i dokumentave të tyre kryhet pa marrë parasysh lokacionin e tyre përmes aplikacionit celular, i cili është konform rregullativave të BE dhe rregullave të sigurisë të MasterCard.➡️Qytetarët janë të sigurt se shërbimet elektronike i aplikojnë ata vetë dhe jo ndonjë person tjeter që posedon fjalëkalimin apo tokenin e qytetarit.📌Transformimi digjital nuk mund të ndodh nëse qytetarët nuk kanë besim në sistemet e IT-së. Me këtë projekt ndërtojmë besim të madh tek qytetarët në përdorimin e shërbimeve digjitale. Dhe kjo nuk është vetëm në korniza të institucioneve, por edhe në sektoret e biznesit dhe bankave.☑️Ky projekt nuk mund të realizohej pa sistemet dhe ligjet për të cilat është përgjegjëse Ministria për shoqëri informatike dhe administratë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…