Osmani në vizitë pune në Dukatin e Madh të Luksemburgut

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani fillimin e vizitës së punës në Dukatin e Madh të Luksemburgut e nisi me takime me Kryetarin e Kuvendit Fernand Etgen dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Luksemburgut, Cruchten Yves. Njëkohësisht, Osmani kishte edhe paraqitje para përfaqësuesve të Kuvendit dhe Komisionit për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Bashkëpunim, Migracion dhe Azil.Në takim u konfirmua konsistenca dhe mbështetja e fortë e Luksemburgut në favor të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut përmes përkrahjes së vazhdueshme në proceset reformuese.“Investuam shumë në këtë proces, që si vend na bëri të gatshëm për bisedimet rreth kapitujve për përmbushjen e plotë dhe pakushte të agjendës sonë evropiane. Luksemburgu është njëra prej mbështetësve të përhershme më të rëndësishme të integrimit tonë në BE dhe ne e vlerësojmë lartë përkrahjen e fortë dhe të zëshme që vjen nga ju, në të gjitha nivelet”, theksoi Osmani.Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për aleancën në NATO, duke diskutuar për temat aktuale, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe angazhimet dhe përpjekjet të shtetit tonë për sigurimin e stabilitetit dhe të ardhmes së sigurt të rajonit tonë. Në këtë kontekst, u përshëndetën aktivitetet mbresëlënëse të Maqedonisë së Veriut në planin e avancimit të raporteve të mira ndërfqinjësore.Në vazhdim të vizitës një ditore në Luksemburg, Osmani do të takohet edhe me nikoqirin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane dhe Ministër për Migracion dhe Azil të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…