Ministri i Punëve të Jashtme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës në Dukatin e Madh të Luksemburgut, realizoi takim me kolegun e tij, Ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane dhe Ministër për Migracion dhe Azil të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn.Dy ministrat iu referuan raporteve bilaterale, duke shprehur kënaqësinë nga intensiteti i dialogut politik në mes dy vendeve, ndërkaq u shqyrtuan edhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët. Në takim u hap dosja evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në këtë drejtim, Osmani theksoi:“Kjo vizitë vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Doemos duhet të jem i sinqertë, ekziston dëshpërim serioz nga fundi i vitit, kur nuk u soll vendimi për kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut nga ana e Këshillit të BE-së. Por, mbështetjen nga miqtë tanë e shohim si motiv të ri, me të cilin do t’i stimulojmë të gjithë vepruesit në shtet që të përpiqen më shumë dhe me më shumë përkushtim në dosjen tonë reformuese, deri në përmbushjen e përcaktimit tonë strategjik, anëtarësimin e plotë në BE”.U shkëmbyen mendime edhe për temat aktuale nga fusha e politikës ndërkombëtare dhe rajonale, ndërsa u diskutua edhe për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në gjatë vitit 2023.Vizita e punës së Osmanit në Luksemburg mbaroi suksesshëm me riafirmimin e mbështetjes parimore të Luksemburgut në drejtim të arritjes së njërës prej qëllimeve tona strategjike për mbështetjen e anëtarësimit tonë të plotë në BE.Nga dita e nesërme, Osmani do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Belgjikës ku si nikoqir ka zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtinë e Jashtme dhe Institucioneve Kulturore Federale Sophie Wilmès, ndërkaq do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit belg Eliane Tillieux dhe kryetarin e Senatit belg Stephanie D’Hose. Vizitën në Belgjikë, Osmani do ta shfrytëzojë që të takohet edhe me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Komisarin për buxhet, Johanes Han. Deklarata e MPJ Osmani Mirë, shkurt në fillim, dua të falënderoj Jean Aselborn për këtë vizitë të rëndësishme në një kohë jashtëzakonisht serioze për ne, kur është me rëndësi që para miqve tanë të prezantojmë dosjen tonë evropiane.Kishim takim miqësor dhe produktiv, hapëm çështje të rëndësishme si nga fusha e bashkëpunimit tonë bilateral, ashtu edhe për çështjen e integrimeve tona evropiane.Në veçanti më vjen mirë që riafirmuam mbështetjen parimore të Luksemburgut në drejtim të realizimit të njërës prej qëllimeve tona strategjike për mbështetje të anëtarësimit tonë të plotë në NATO, ndërsa vazhdojnë aktivisht të kultivojmë dhe zhvillojmë partneritetin tonë në NATO.Vendin tonë me Luksemburgun e lidhin moment të rëndësishme të historisë tonë bashkëkohore, për arsye se më vitin 2001, pikërisht në Luksemburg vendi ynë nënshkroi Marrëveshjen për stabilizim dhe asocim me Bashkimin Evropian, dhe me këtë, si vend i parë i rajonit filluam procesin e harmonizimit të shoqërisë sonë me Bashkimin Evropian. Prej atëherë e deri më tash jemi dëshmitar se Luksemburgu në vazhdimësi është mbështetëse për lëvizjen e proceseve drejt transformimit evropian të shoqërisë sonë dhe të gjithë rajonit.Kjo vizitë vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Doemos të jem i sinqertë, ekziston dëshpërim serioz nga fundit i vitit, kur nuk u soll vendimi për kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut nga ana e Këshillit të BE-së. Por, mbështetjen nga miqtë tanë e shohim si motiv të ri, me të cilin do të stimulojmë vepruesit tanë në shtet të punojnë edhe me më shumë përpikëri dhe përkushtim në dosjen reformuese, deri në plotësimin e përcaktimit tonë strategjik, anëtarësim i plotë në BE.