Osmani në takim me Kryetaret e dy Dhomave të Parlamentit belg Tillieux dhe D’Hose

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vizitën e punës në Mbretërinë e Belgjikës e vazhdoi duke vizituar Parlamentin belg, ku realizoi takim me Kryetaren e Kuvendit Federal të Mbretërisë së Belgjikës, Eliane Tillieux dhe me Kryetaren e Senatit, Stephanie D’Hose. Fokusi i bisedimeve ishte në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, politikat e fqinjësisë së mirë në rajon, gjendje e brendshme politike në vend, bashkëpunimi rajonal dhe situata në përgjithësi, si dhe për tema tjera aktuale ndërkombëtare me konotacion gjeopolitik.Osmani shprehi mirënjohje për pozitën parimore të Belgjikës, të reflektuar përmes mbështetjes së rrugëtimit evropian të shtetit tonë, si rezultat i reformave të bëra, në veçanti në pjesën e politikës së fqinjësisë së mirë.”Për ne, për shoqërinë tona, për administratën dhe për të gjithë forcat progresive në shtet është e domosdoshme valorizim përkatës i progresit të arritur në vendin tonë në aspektin e eurointegrimeve; kjo do të jetë shumë e rëndësishme edhe për ruajtjen e kredibilitetit të Bashkimit Evropian në rajon”, theksoi Osmani.Gjatë bisedimeve u shprehën urime për kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023 dhe përpjekjet për kontributin tonë  për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e së drejtës.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…