Shaqiri: Vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, ishte tema e takimit me ambasadorin e Republikës së Polonisë, Ekselenca e tij, Vojcieh Ticinjski

Vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, ishte tema e takimit me  ambasadorin e Republikës së Polonisë, Ekselenca e tij, Vojcieh Ticinjski.Në fokus të bisedimeve ishin shkëmbimi i përvojave lidhur me Reformat e Administratës Publike dhe Transformimit Digjital, me çka potencova se ndarja e praktikave më të mira gjithmonë është e mirëpritur.Ambasadori polak Ticinjski, më bëri ftesë për pjesëmarrje në Samitin e Mediave elektronike, i cili do të mbahet në Poloni gjatë këtij viti. I shpreha falenderimin tim ambasadorit për ftesën, njëkohësisht edhe për mbështjetjen e ofruar në aspekt të implementimit të projekteve aktuale dhe aktiviteteve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.Të dy ramë dakort se ekziston hapësirë për bashkëpunim më të gjërë bilateral dhe riafirmuam angazhimet për zhvillimin e takimeve të tilla të ngjashme edhe në të ardhmen.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…