Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vizitën e punës në Mbretërinë e Belgjikës e shfrytëzoi të realizojë vizitë në selinë e NATO-s, ku kishte takim me Sekretarin Gjeneral Jens Stoltenberg.“Për mua personalisht, vizita e sotme në NATO është më shumë se simbolike, është vizita ime e parë zyrtare këtu, pas marrjes së funksionit, prijës i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, e cila sot është anëtarja e 30-të, e plotë, e Aleancës dhe kjo është ndjenjë e mirë- të jesh edhe zyrtarisht pjesë e aleancës më të rëndësishme (më të fortë) politike (ushtarake) në botë”, tha Osmani.Osmani dhe Stoltenberg biseduan rreth aktiviteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në drejtim të rrumbullakësimit (të procesit për) integrimin e plotë të vendit në strukturat e NATO-s, finalizimin e kornizës juridike, ratifikimit të marrëveshjeve që dalin nga anëtarësimi ynë në organizatë dhe aktivitete tjera që dalin nga anëtarësia.Në takim u shkëmbyen edhe më shumë mendime rreth situatës politike dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë, si dhe për pjesëmarrjen tonë në planet e mëtutjeshme dhe aktivitetet e Aleancës, gjithashtu u bisedua edhe për gjendjen aktuale më Covid-19 – pandeminë, ku bashkërisht u konstatua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të NATO-s dhe me vendet anëtare në ballafaqimin me këtë krizë globale.“Në veçanti i jemi mirënjohës të gjithë vendeve anëtare dhe partner që siguruan ndihmë për vendin tonë, e çmojmë si shkallë të lartë të solidaritetit, si parim kyç mbi të cilin bazohet NATO”, tha Osmani.Osmani është në vizitë dy ditore në Luksemburg dhe në Belgjikë, në kuadër të aktiviteteve diplomatike për vizitën e kryeqendrave evropiane me qëllim prezantimin e dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut.