Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi bashkë me drejtorin e NP ”Rrugët e Maqedonisë së Veriut” Bekim Memeti, drejtorin e NP ”Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi dhe drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela inspektoi nga afër zëvendësimin e udhërrëfyesve të vjetër një gjuhësor me udhërrëfyes të cilët janë në shqip, maqedonisht dhe anglisht. Grubi me këtë rast ka thënë se përgjatë korridorit 8 do të reflektohet barazia gjuhësore duke reflektuar kështu realitetin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.“Kemi lajm tejet pozitiv për qytetarët, në veçanti për korridorin 8 sepse në mbledhjen e kaluar të qeverisë miratuam vendimin dhe programin vjetor për punën e NP “Rrugët Shtetërore” me ç’rast korridori 8 zgjidhet në formën e autostradës në tërë tërësinë e vetë, duke përfshirë një lentë të tretë të autostradës në rrugën Tetovë-Gostivar, lidhje me autostradë nga Gostivari në Kërçovë, zgjidhje me autostradë Kërçovë-Ohër dhe Ohër-Strugë-Qafë Thanë, d.m.th qytetarët tanë që nga Qafë Thana e deri në Bllacë me Republikën e Kosovës apo edhe me kufijtë tjerë do të ngasin makinat e tyre nëpër një autostradë moderne” ka deklaruar Grubi.Sipas zëvendëskryeministrit të parë Grubi modernizimi i Korridorit 8 dhe rikonstruktimi i tij është prej një rëndësie të veçantë për shkak të lidhjes rajonale dhe bashkëpunimit, si një nga aspektet më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Evropian dhe me rëndësi të madhe ekonomike për Republikën e Maqedonisë së Veriut.Grubi gjithashtu thotë me këtë vendim të qeverisë po vazhdohet me investimin në drejtim të përmirësimit të cilësisë së rrjetit rrugor dhe ngritjen e sigurisë në pajtim me rregullat e Bashkimit Evropian.