Të nderuar vëllezër e motra, i nderuar kryetar i kuvendit të Republikëssë Maqedonisë së Veriut, të nderuar ministra, deputet, kryetar komunash,të nderuar ambasador të Shqipërisë, këtu dhe në Kosovë, z. Reka dhe z.Minxhozi, i dashur ambasador i Kosovës z. Dedaj:Sot jemi mbledhur në shënim të një ngjarje të shumëpritur, të njëngjarje që e kanë ëndërruar e sakrifikuar gjenerata e breza të tërë. Eka ëndërruar Hasan Prishtina, e ka ëndërruar Bajram Curri, e kaëndërruar Azem Bejta e Shote Galica, e kanë ëndërruar rilindësitkombëtar Naim Frashëri, Sami Frashëri, Sylë Vokshi e Abdyl Frashëri, ekanë ëndërruar me qindra e qindra atdhetar, patriot, dijetar, por nejemi gjenerata më me fat, që këtë ëndërr e bëmë realitet.Kjo është festë e përbashkët, edhe ju si ambasador jeni organizator tëkëtij evenimenti, është dhe ambasador Fatosi edhe Minxhozi pasi që këtojanë data që nuk mund t’i ndajmë, nuk mund të ndajmë Vlorën, ditën engritjes së flamurit, ditën e flamurit, a festohet në Shkup, a festohetnë Tiranë a festohet në Prishtinë është një.Pavarësia e Kosovës është një, flamuri shqiptar që valëvitet në Shkupine Hasan Prishtinës është një, i pandryshueshëm kështu që fare mos ushkoj mëndja që ju në vendin tuaj ta keni këtë brengë, kjo është festëqë organizoni ju dhe ne.Pas vendosjes së regjimit ushtarak në vitin 1945, filluan masakrat,gjyqet, vrasjet, inskenimet nga regjimi anti shqiptar i drejtuar ngaRankoviqi, për të materializuar udhëzimet, platformat e Çubrilloviqitedhe në praktikë, duke i dëbuar shqiptarët gjithandej deri në Anadaoll.Nuk pushuan së vepruari atdhetar, patriot pavarësisht çmimit që ngaRifat Berisha, Murat Mehmeti në vitin 1968, me mbi 25 vite burg AdemDemaçi që nga grilat na mbante shpirtin gjallë që organizimi emobilizimi mos të ndalet.Dalja e Rexhep Malës nga burgu, jo larg nga këtu, në Idrizovë pas savitesh vuajtje e tortura vetëm përshëndetet me familje dhe i përveshkrahët drejt organizimit të ilegales shqiptare.Buzëqeshja e Fehmiut është buzëqeshje që i drejtohet Rexhep Malës, “Bacna prijë”, duke dredhur mustaqet.Sot po hyjmë në 40 vjetorin e organizimit të protestave e demonstratavetë vitit të 1981. Demonstrata që dridhen themelet e perandorisëJugosllave. As tanket e as plumbat që vërshonin mbi kokat tona nuk kafrikësonin sepse pas kishim një popull dhe komb të tërë pavarësish qëishte i ndarë apo me sisteme politike të ndyshme. Po në këtë çështjekombi ishte një, në përkrahje të lëvizjes studentore, të pandalshme derinë organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për hir të kësajdite do të them se Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe UÇKPMB kanë njënenë, kanë një ditë organizimi e themelimi, Ushtrinë Çlirimtare tëKosovës. Siç e kemi flamurin një edhe ushtritë i kemi pasur një.Kjo rezistencë gjithnjë e më tepër mobilizohej, forcohej, por ama për tavënë përpara sprovës gjithë botën e qytetëruar ishte familja Jashari,ishte sakrifica e madhe e heroit e komandantit legjendar Adem Jasharibashkë me të vëllain e tij Hamëz Jashari.Kthim pas nuk kishte, ja vdekje, ja liri. Andaj përzgjidhjapërfundimtare ishte ëndrra e Rilindjes Kombëtare “O sot o kur” dhe nesot po festojmë 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, një moment që nukerdhi si dhuratë nga të tjerët por e paguam shtrenjtë me çmimin më tëlartë, me gjakun e rinisë, të atdhetarëve, të dijetarëve të kombitshqiptar.Në Kosovë u organizuan zgjedhje, për këto zgjedhje duhet uruar të gjithainstitucionet e Kosovës, që vërtet kanë pasur një jehonë mjaft të mirëpër komunitetin ndërkombëtar por edhe për rajonin Urime fitimtarëve,urtësi e largpamësi opozitarëve sepse Kosovën e presin tema për zgjidhjepërfundimtare, përmbyllja e zgjidhjes përfundimtare kërkon edhe guxim,kërkon edhe durim sepse Kosova nuk është problem vetëm i Kosovës porështë problem i rajonit, është problem i Evropës.Pa një zgjidhje përfundimtare as Evropa nuk mund të jetë e qetë, me njërajon me probleme të pambyllura por me mundësi reale për një pakënaqësirajonale, prandaj do të doja të ftojë të gjithë miqtë e mi në radhë tëparë, që unë i njoh në Uashington, Bruksel e të cilët kemi punuar bashkëdhe ky sukses që sot po shënohet në Maqedoni të Veriut është sukses ipërbashkët me ata dhe prandaj marr të drejtën morale që t’i ftojë që atatë inkurajojnë vendet e tyre, institucionet e tyre si në Uashington eBruksel të angazhohen drejtpërsëdrejti për një zgjidhje të pranueshmepër palët drejt statusit dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit më të rinë Ballkan, të Republikës së Kosovës dhe këtë vlerësoj dhe jam i bindurqë Kosova e meriton.Nuk është rrugë e lehtë, plagë që akoma kullojnë gjak, por ama tëvlerësojmë dhe të mendojmë, a të hapim plagë të reja mbi gjakun që endenuk është tharë? Unë e di dha jam i vetëdijshëm që kjo rrugë nuk është elehtë për të gjithë ata që mbi shpatulla do ta kenë këtë përgjegjësi.Mirë ama le ta dijë që ne vëllazërisht do u qëndrojmë në krahë dhe çkado që të kërkohet nga ne, kjo ndihmë si vëllai-vëllait kur nuk do tëmungojë.Të nderuar, vëllezër, motra, a mundet edhe më shumë të bëhet? Sigurishtqë mundet. Jo njëherë e kam thënë, për çështjet tona asnjëherë fajin mose shohim as tek fqinjët, e as me ata që bashkëjetojmë, por ta shohim tekvetvetja jonë se sa ne punojmë, sa jetësojmë, sa materializojmë dhe sa iregjistrojmë kujtimet për ata që rënë, për ata që derdhën gjakun.Mos t’i kujtojmë ata vetëm kur i shohim fëmijët e tyre që lotët ushkojnë si krua, që prindërit e tyre nuk i kanë njohur pasi që kanë qenëtë vegjël. Mos i kujtojmë vetëm atëherë kur shohim nënat e baballarët etyre që u teren buzët në kujtim të bijave e bijve të tyre të rënë përkëtë ditë, t’i kujtojmë përherë dhe t’i kemi porosi se si do të punojmë,si do angazhohemi, po fundja e fundit edhe si do e mbyllim kapitullintonë jetësor. Fillimi dihet, por mbarimi asnjëherë nuk dihet dhe urojëqë të gjithë të mendojmë me faqe bardhësi kapitujt tonë jetësor t’imbyllim.Me këtë rast dua të uroj gjithë shqiptarët kudo që janë, në Kosovë,Shqipëri, Maqedoni të Veriut, mal të Zi, Preshevë, kudo shqiptarët qëjanë, nga skaji i botës Australia e SHBA-të, gjithë Evropën e Turqinëpër këtë ditë që e kanë pritur gjithë ata të rënë por edhe të gjitha atanjerëz të vuajtjeve dhe mjerimeve. Urime të gjithë ju nënave e fëmijëveqë dhatë më të shtrenjtën, bijtë e juaj, urime të gjithë ju dhe mirë utakofshin në përvjetorët e radhës që vijnë.