Osmani në Beograd në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, vizitën e tij të punës në Republikën e Serbisë e filloi në takim me Presidentin, Aleksandar Vuçiç. Në takim, u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, bashkëpunimin në plan rajonal dhe iniciativat rajonale, si dhe ballafaqimin me sfidat e pandemisë COVID 19.”Me këtë vizitë, duam të ruajmë vazhdimësinë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe të shqyrtojmë mundësitë për avancimin e tyre të mëtejshëm, me propozime dhe iniciativa konkrete, në interes të qytetarëve dhe vendeve tona”, tha Osmani në takim.Ai falënderoi Qeverinë e Serbisë për vaksinat e dhuruara Maqedonisë së Veriut.”Ky gjest i solidaritetit, i realizuar edhe me angazhimin tuaj personal, Qeveria jonë, institucionet tona shëndetësore, por edhe publiku në përgjithësi e vlerësojnë lartë”, tha Osmani, duke theksuar se të dy vendet kishin një bashkëpunim shumë të mirë në trajtimin e sfidave të Pandemisë COVID-19, veçanërisht gjatë riatdhesimit të qytetarëve të Maqedonisë Veriore përmes territorit të Serbisë, për të cilën jemi veçanërisht mirënjohës.Vizita e Osmanit në Beograd vazhdon me takimin e tij me homologun Nikolla Selakoviç, Kryetarin e Kuvendit Popullor Ivica Daçiç dhe Kryeministren Ana Brnabiç.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…