Besimi: 30 deri 50% e linjës kreditore pa interes do të transformohet në grant nëse kompanitë zgjerojnë bizneset e tyre

Është e rëndësishme që kompanitë që kanë treguar rezultate pozitive, t’i investojnë mjetet e tyre për zhvillimin e bizneseve, për çka dhe vijon ndihma shtesë nga shteti. Me masën “Kredi me 0 përqind interes për sektorët më të prekur” këto kompani do të kenë mundësinë që të transformojnë 30 përqind të linjës kreditore në grant, nëse zgjerojnë aktivitetin e tyre ekonomik ose rrisin numrin e të punësuarve, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi i ftuar në emisionin “Ekonomski Magazin”.  “Nëse kompanitë e zgjerojnë biznesin e tyre gjatë këtij viti me të paktën 10 përqind krahasuar me vitin paraprak, atëherë 30 përqind e kredisë transformohet në grant. “Nëse e rrisin numrin e të punësuarve për 5 përqind krahasuar me vitin e kaluar, atëherë 50 përqind e linjës kreditore bëhet e pakthyeshme, përkatësisht grant” tha Besimi.Ai thekson se kjo pako nuk është vetëm shpëtim për ekonominë, por është një pako për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen ekonomike. Pikërisht, për këto arsye u ridizejnua edhe masa “Mbështetje financiare për pagesën e pagave”. Siç thekson Besimi, “nëse në të kaluarën, kompanitë që vitin 2020 do ta realizojnë me fitim duhet të kthejnë 50% të subvencioneve,  nëse aktualisht e investojnë këtë pjesë, nuk janë të detyruar t’i kthejnë mjetet në buxhet, por do t’i shfrytëzojnë ato për zgjerimin e biznesit dhe zhvillimin e ekonomisë’’. Qëllimi është që këto mjete të adresohen për zhvillim dhe investime, ku në vend të kthimit të tyre në buxhet do të ridestinohen në zhvillimin e ekonomisë vendore. Domethënë, kjo masë do të kombinohet me masën për kredi me interes 0% dhe idea është që të transformohemi tërësisht në një model të destinuar në përshpejtimin e ekonomisë, potencoi ai.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…