Takim Osmani – Selakoviq në Beograd

Gjatë vizitës së punës në Serbi, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani,  realizoi takim me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Selakoviq.Ministrat shprehën kënaqësinë për mbajtjen e kësaj vizite të parë në Beograd, me të cilën u rikonfirmua vendosmëria për intensifikimin e dialogut politik midis dy shteteve. Është konstatuar rritje nga të dy palët në marrëdhëniet e përgjithshme, si dhe gatishmëria e ndërsjellë për t’u pasuruar me përmbajte të re, në mënyrë që të përmirësojë komunikimin dhe bashkëpunimin  në mes të dy vendeve.                                                      “Një nga pikat kryesore të vizitës sime është që së bashku me kolegun tim ta rikthejmë intensifikimin e dialogut politik midis dy vendeve në nivelin para pandemisë COVID 19. Kam përcjellë interesin tonë, por edhe pritjen, për realizimin e shpejtë të Mbledhjes së Tretë të Përbashkët të dy qeverive, si mënyra më e mirë për të konkretizuar idetë dhe për të realizuar iniciativat që do të jenë në interes të dy shteteve dhe për qytetarët e të dyja vendeve’’, theksoi Osmani, duke treguar projekte të përbashkëta në ekonomi, energjetikë dhe lidhje infrastrukturore etj., realizimi i të cilave është në drejtim të interesit të drejtpërdrejtë të qytetarëve.Në takim gjithashtu u bisedua edhe për pritjet në lidhje me integrimin evropian të të dyja vendeve, veçanërisht gjatë presidencës portugeze me Këshillin e Bashkimit Evropian.“Perspektiva evropiane është përcaktimi ynë i përbashkët. Republika e Serbisë për një kohë të gjatë ka qenë negociatore me BE-në, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut për një kohë edhe më të gjatë si një vend kandidat. Nuk guxojmë të lejojmë rrënimin e kredibilitetit të procesit të zgjerimit, i cili për shkak të ngecjeve të shpeshta, vonesave të vazhdueshme dhe paparashikueshmërisë së dukshme është nën kërcënim serioz. Perspektiva evropiane paraqet forcën më të fortë politike për transformimin e shoqërive tona edhe nëse duam një Ballkan të sigurt, të qëndrueshëm  dhe evropian, duhet ta ruajmë dhe kredibilitetin e perspektivave evropiane“, theksoi Osmani.Lidhur me sfidat aktuale në rajon, Ministri Osmani përcolli qëndrimin parimor në mbështetje të dialogut Beograd dhe Prishtinë, duke theksuar se si vende fqinje, kemi interes të drejtpërdrejtë dhe jemi të prirur në suksesin e këtij procesi.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…