☑️Bëjmë hapa përpara në procesin e digjitalizimitSot zhvillova takim pune me përfaqësues të MasterCard, përmes një video konference në të cilën u prezantua zgjidhja softuerike për identifikim digjital të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Në këtë takim mori pjesë edhe kryeministri i vendit, z. Zoran Zaev, ministri i financave, z. Fatmir Besimi dhe përfaqësues të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe të Drejtorisë për zbulim financiar.Dua të them se Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë nga vendet e para e cila do të implementojë shërbimin e identifikimit digjital të qytetarëve në sektorin publik. Ky bashkëpunim i frytshëm mes Qeverisë, Ministrisë së shoqërisë informatike, Ministrisë së financave dhe kompanisë së njohur MasterCard do të bëj të mundur që ky projekt të jetë i prekshëm për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një periudhë prej 2 muajsh.Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për një kohë shumë të shkurtë do të mund të pajisen me dokumente nga institucionet publike, të hapin një llogari të re bankare apo të aplikojnë për një numër të ri prepaid apo postpaid në kompanitë telefonike duke përdorur aplikacionin eID, pa patur nevojë të jenë prezent.Ky projekt për qytetarët të cilët do përdorin këtë aplikacion do të sjellë një sërë avantazhesh si:Qytetarët do të mund të bëjnë identifikim elektronik nga shtëpitë e tyre apo nga kudo që të jenë, pa patur nevojë të shkojnë në ndonjë zyrë.Dokumentat e nënshkruara me anë të këtij shërbimi do të njihen jo vetëm brenda vendit, por edhe në vendet e Europes dhe në të gjitha vendet ku përdoret shërbimi për identitetin elektronik të MasterCard.Qytetarët ose bizneset do të jenë të sigurtë se cili person ka kërkuar shërbimin, rrjedhimisht do të dihet se cili person e ka miratuar shërbimin konkret. Deri tani ka patur edhe keqpërdorime ku nënshkrimi digjital i personit udhëheqës është përdorur nga njerëz të afërt. Me këtë shërbim, ky keqpërdorim do i takojë të kaluarës. Për një periudhë dymujore do të jemi gati dhe bashkë me të gjithë bashkëpunëtorët tanë do të organizojmë një e-konferencë të hapur për të gjitha mediat ku do bëjmë prezantimin zyrtar të këtij shërbimi.