Osmani pati fjalim në Forumin Adriatik në temën “Promovimi i lidhshmërisë në zonën e Adriatikut jugor”, mbajtur në kuadër të strategjisë së BE-së të rajonit Adriatiko – Jonian (EUSAIR)

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përmes video paraqitjeve mori pjesë në Forumin Adriatik për ndërlidhjen e infrastrukturës, ku mbajti fjalim hyrës në  Panelin me temë  “Korridori Adriatiko – Jon dhe Orienti-rrjeti Lindor/Mesdhetar (Korridori 8) në kuadër të procesit të revizionit të Korridoreve Trans Evropiane të Transportit.”“Ndërlidhja dhe ndërtimi i infrastrukturës për transport pa ndërprerje, energjia dhe infrastruktura digjitale në rajonin tonë do të nënkuptojë përfitim të madh për lidhjen e njerëzve dhe ekonomive brenda në vet rajonit, por edhe ndërlidhjen e tyre me vendet e BE-së. Rritja e lidhjes paraqet recetën më të mirë për zhvillim nëpërmjet përmirësimit të konkurrencës, krijimit të vendeve të punës dhe tërheqjes së investimeve”, theksoi Osmani.Ministri e prezantoi gjithashtu edhe “Iniciativën 8” e cila paraqet  platformë politike për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit, e cila është me interes strategjik për të tri vendet e përfshira, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Bullgarinë me çka theksoi:“Infrastruktura rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 8, midis Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë paraqet projekt shumë të rëndësishëm që është në interes jo vetëm për këto tri vende të Gadishullit Ballkanik, por edhe për tërë kontinentin Evropian”.Qëllimi kryesor i Forumit ishte vendosja në fokus e lidhjes së transparencës dhe mundësive eventuale që do të dilnin nga zhvillimi dhe ndërveprimi i mëtutjeshëm midis Agjendës për lidhjen makro-rajonale të zonës Joniane; Kryqëzimi i rutës perëndim –jug të Korridorit Adriatiko-Jonian me rutën e Detit të Zi deri te rajonet Italiane të Adriatikut, si dhe përmirësimi i kushteve për transport të qetë të mallrave dhe njerëzve nga lindja e mesme në zemër të Evropës dhe anasjelltas. 

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…