Osmani në mbledhje ministrore të Aleancës për Multilateralizëm në kuadër të Segmentit të nivelit të lartë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në takimin Ministror online të  Aleancës për Multilateralizëm, që me iniciativë të Ministrave për Polikë të Jashtme të Francës, Jean Yves Le Drian dhe të Gjermanisë, Heiko Maas, mbahet në margjinat e segmentit të lartë të Sesionit të 46-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut pranë OKB-së.“Republika e Maqedonisë së Veriut, duke u mbështetur tërësisht mbi mekanizmat multilaterale në sigurimin e vaksinave, i ndien pasojat e mossuksesit të përgjithshëm që të zbatohet në vepër ajo për të cilën fuqishëm përpiqemi me fjalë”, theksoi Osmani.Duke theksuar se multilateralizmi mbetet mënyra e vetme e mundshme për të menaxhuar me sfidat globale, në fjalimin e tij, Ministri Osmani në veçanti iu  referua ndikimit të pandemisë me Kovid 19-të, në thellimin e pabarazisë ekzistuese midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim, si dhe në shkeljet e të Drejtave të Njeriut, në kontekst global.Në pjesën e debatit me temë “Sfidat e reja për të Drejtat e Njeriut, gatishmëria dhe përgjigjja  për  ballafaqim me pandeminë’’, ai e theksoi pamundësinë e qasjes së barabartë në vaksinat si faktor shtesë që përkeqëson situatën.Aleanca për Multilateralizëm paraqet forum të rëndësishëm për promovimin e  zgjedhjeve të përbashkëta për sfidat globale nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit multilateral. E formuar me iniciativën e Ministrave të Jashtëm francez dhe gjerman, në vitin 2019, kjo Aleancë joformale është e hapur për vendet që besojnë se multilateralizmi është garancia e vetme për stabilitet ndërkombëtar dhe paqe me zgjidhjen e të gjitha sfidave përmes bashkëpunimit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…