Osmani në takim me Zaharievën në Sofje

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot gjatë kthimit të tij nga vizita në Paris, realizoi takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.Në takim u shqyrtuan aktualitetet të lidhura me krizën nga Covid-19 dhe mënyrat se si dy vendet realizojnë bashkëpunim për t’u ballafaquar me këto sfida. Zaharieva pohoi se po bëhen përpjekje për porosinë me vaksinat e premtuara për Republikën e Maqedonisë së Veriut.Në vazhdim u bisedua për Planin aksionar për bashkëpunim të ndërsjellë, mundësi për finalizimin e tij, në funksion të dakordimit të Marrëveshjes eventuale të Konferencës së dytë ndërqeveritare mes dy qeverive, bashkëkryesues të së cilës janë dy Ministrat Osmani dhe Zaharieva.

Bashkëbiseduesit shprehën mirënjohje nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe shfrytëzuan rastin edhe për shkëmbime të mendimeve dhe tema tjera nga interesi i përbashkët i të dyja palëve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…