Lladrovci takon Artan Grubin: Respektimi i faktorit shqiptar nuk është çështje dëshirash

Kryetari i komunës së Drenasit, ka takuar në Shkup, zëvendës kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, duke cekur se në këtë shtet ka hov të ri në implementimin e premtimeve të dhëna nga BDI-ja gjatë fushatës zgjedhore. Ramiz Lladrovci ka theksuar se “shumë punë e presin qeverinë e Maqedonisë së Veriut, suksese miku im, Artan Grubi”.Postimi i Lladrovcit në fb:Maqedonia e Veriut, ka hov të ri në implementimin e premtimeve gjatë fushatës nga BDI-ja.Përfaqësimi, prezantimi dhe përmbajtja e projekteve, janë garanci e të ardhmes së shqiptarëve në trojet e veta.Respektimi i faktorit shqiptar, nuk është çështje dëshirash por implementim ligjesh në rrugën integruese.Shumë punë e presin qeverinë e Maqedonisë së Veriut, suksese miku im, Artan Grubi.Qëndrueshmëria Juaj në këtë rrugë, është dëshmi e rrugës së drejtë. Suksese!

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…