Mbledhje e Komitetit të Përbashkët Drejtues për Kornizën e Re të Bashkëpunimit për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot së bashku me Kordinatoren rezidente e KB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhiak, e mbajtën Komitetin e Parë të Përbashkët Drejtues për zbatimin e Kornizës së Re të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Institucioneve Nacionale për vitin 2021.Në cilësinë e anëtarëve të Komitetit, në mbledhje aktivisht morën pjesë edhe Ministrja e Punës dhe Politikës sociale, Jagoda Shahpaska, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.Në fjalimin hyrës, Ministri i Punëve të Jashtme i theksoi modalitetet për përdorimin më të duhur të mbështetjes që Republika e Maqedonisë së Veriut e merr nga sistemi i KB-së, dhe në drejtim të realizimit të prioriteteve zhvillimore.“Atë që duam ta arrijmë është ndryshimi i qëndrueshëm, i dukshëm për përdoruesit e fundit- qytetarët tanë, që do të rezultojë në kornizë më të mire ligjore dhe institucione më efikase dhe të përgjegjshme”, theksoi Osmani.Në takimin e parë të Komitetit për vitin 2021, u rishikuan prioritetet nacionale në domenin e zhvillimit të qëndrueshëm, me çka u miratuan dokumentet kryesore për zbatimin e Kornizës së bashkëpunimit me OKB-në për periudhën 2021-2025.Ndryshe, korniza për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara me Maqedoninë Veriut për periudhën 2021-2025 është kornizë programore strategjike për aktivitetet e KB-së në vendin tonë dhe paraqet përmbledhje të aktiviteteve në agjencisë të sistemit të OKB-së për mbështetje të vendit në adresimin e prioriteteve dhe sfidave drejt arritjes së qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…