Bekteshi në Bursën e pestë turistike vendore: Të punojmë së bashku që pas përfundimit të pandemisë të kthejmë turizmin në normalitet

Turizmi është një nga industritë më të prekura nga pandemia, dhe qëllimi i përbashkët si për ne ashtu edhe për sektorin e turizmit dhe hotelierisë është që kjo krizë të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe të kthehemi në normalitet. Kështu deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në Bursën e pestë të turizmit të organizuar nga Asociacioni Kombëtar për Turizmin hyrës (NAITAM). “Republika e Maqedonisë së Veriut është një nga vendet që e konsideron turizmin si një sektor ekonomik prioritar falë burimeve natyrore dhe monumenteve kulturore – historike, të cilat tërheqin shumë turistë vendas dhe të huaj. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në të gjitha Pakot e masave që kemi publikuar deri më tani, në mënyrë që të ndihmohet industria e turizmit në këto kohë të vështira dhe për të ruajtur vendet e punës. Ky sektor ishte më i mbështeturi dhe i përfshir në pesë Pakot e masave. Dua të dërgoj një mesazh që si ministër i Ekonomisë dhe si Qeveri ne jemi duke monitoruar situatën dhe do të jemi në mbështetje të këtij sektori deri në tejkalimin e kësaj krize. Pikërisht  për këtë arsye dua të inkurajoj të gjithë palët  të vazhdojnë me aktivitetin e rimëkëmbjes dhe të punojmë  së bashku në mënyrë pozitive duke shpresuar se këtë vit do të fillojmë të rikthejmë shpresën edhe tek punonjësit e turizmit,” ceku Bekteshi në fjalimin e tij. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadorja e Zvicrës Sybille Suter Tejada. Ajo theksoi se pavarësisht krizës të shkaktuar nga korona, ekziston një entuziazëm i madh për përparimin e industrisë së turizmit, dhe shtoi se përmes promovimit të këtij sektori do ta mbajmë vendin në hartën botërore të turizmit. “Ne besojmë se potenciali i sektorit të turizmit në Maqedoninë e Veriut ende nuk është përdorur sa duhet. Gjatë gjashtë viteve të fundit kemi punuar me operatorë turistikë, institucione publike dhe organizata mbështetëse të biznesit për të përmirësuar më tej ofertën, për të krijuar një ekosistem mbështetës të turizmit dhe për të promovuar më mirë Maqedoninë e Veriut si një destinacion turistik,” tha ambasadorja Tejada. Kryetari i NAITM, Vllatko Sulev në fjalimin e tij theksoi se Bursa e pestë turistike vendore është një vendim shumë i rëndësishëm sepse hapja e kufijve është shumë afër dhe se turistët tashmë po planifikojnë pushimet e tyre. Bursa turistike tradicionalisht ka mbledhur të gjithë palët e interesuara në turizëm me të njëjtën Moto “Sfidat për zhvillimin e turizmit dhe digjitalizimi, si dhe është planifikuar konferencë për Turizmin e Qëndrueshëm me porosi “Të gjithë jemi pjesë e së njëjtës histori” që tregon qëllimin e përgjithshëm të ngjarjes dhe i referohet ndërgjegjësimit për rëndësinë e turizmit në vendin tonë.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…