Procesi i digjitalizimit është i një rëndësie të veçantë për ne. Kujdesemi për mediat dhe transmetuesit. Krijojmë lehtësira për çdo qytetar të vendit.Jemi të angazhuar maksimalisht për të bërë progres në procesin e digjitalizimit. Jam mëse i njohur me proceset e digjitalizimit dhe vazhdojmë të iniciojmë ndryshime dhe plotësime në ligjet ekzistuese. Përpiqemi që të krijojmë lehtësira për çdo qytetar të vendit, duke e rritur cilësinë e shërbimeve të marra nga operatorët celularë (internet, SMS, thirrje) dhe duke hequr plotësisht tarifat e roamingut për 5 vendet nënshkruese të kësaj marrëveshjeje.● Në kuadër të bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka filluar faza e parë e konsultimeve me palët e interesit në procesin e vlerësimit të gjendjes së zbatimit të Indeksit të Ekonomisë Dixhitale dhe Shoqërisë (DESI) në Ballkanin Perëndimor dhe identifikimin e nevojave të secilit vend● Përsa i përket Statusit të zhvillimit të Strategjisë Kombëtare Afatgjatë të TIK-ut, në periudhën janar-nëntor 2020, janë përgatitur tre dokumentet kryesore strategjike: Gjendja e lojës-Analiza e situatës aktuale, Strategjia Kombëtare Afatgjatë e TIK 2021 – 2026 dhe Plani i Veprimit për realizimin e qëllimeve të parashikuara strategjike● Strategjia e Sigurisë Kibernetike, Zbatimi dhe State of Play – Në vitin 2020, u miratua Taksonomia Kombëtare për Incidentet Kibernetike. Për më tepër, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike dhe Planin e Veprimit, Qeveria ka udhëzuar të gjithë organet publike dhe shtetërore të bëhen përbërës të MKD-CIRT dhe të raportojnë incidentet● Zbatimi i Agjendës Digjitale në Ballkanin Perëndimor – Së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda Samitit Digjital 2020, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi për një udhërrëfyes për transformimin dixhital 5G dhe një Memorandum Mirëkuptimi për ndërveprimin rajonal dhe shërbimet konfidenciale● Modernizimi i administratës publike dhe e-qeverisjes – Në fund të vitit 2020, kishim rreth 150 e-shërbime të disponueshme në portalin e shërbimeve elektronike. Synojmë që për një periudhë të shkurtë ti japim fund pritjeve në radhë për tu pajisur me dokumenta. Vazhdojmë me hapjen e qendrave të reja “Një pikë për shërbime”. Në periudhën janar – nëntor 2020, u bënë disa përmirësime në sistemin e Regjistrit Qendror të Popullsisë.● Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës vazhdimisht përpiqet të avancojë procesin e të dhënave të hapura.● Përsa i përket komunikimit elektronik, synojmë që deri në vitin 2023 të mbulojmë me sinjal 5G të paktën një qytet të vendit.Deri në fund të vitit 2029, të gjitha institucionet publike të kenë qasje simetrike në internet me një shpejtësi prej të paktën 1Gbps● Politika audiovizive – Në vitin 2021 do të formohet grup punues ndër-ministror për harmonizim të ligjit për shërbime mediatike, audio dhe audiovizive me ndryshimet më të reja të Direktivave të BE-së për shërbimet mediatike audiovizive. Duke marrë parasysh situatën në sferën audiovizive dhe ndikimin negativ të pandemisë Covid-19 në punën e transmetuesve, gjendjen e tyre të përkeqësuar financiare dhe aftësinë e zvogëluar për të paguar tarifën vjetore të licencës, në Mars 2020 Agjencia siguroi ndihmë financiare për televizionet dhe radio – donacion për të menaxhuar pasojat e koronavirusit, në shumën totale prej 103,000,000.00 denarë (rreth 1,675,000.00 euro).● Heqim tarifat e roamingut me 5 vende të nënshkruese të marrëvesehjes për ulje të çmimit të shërbimeve të roamingut në rrjetet celulare publike të komunikimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor (Republikës së Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Republikës së Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Sërbisë dhe Republikës së Kosovës)☑️Premtoj angazhimin tim të plotë dhe ju siguroj se instituconi që unë drejtoj do të jetë transparent dhe do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së jetesës për secilin qytetar të vendit duke ecur para me proceset e digjitalizimit.