Ali Ahmeti: BDI është unike, jemi një

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka mbajtur mbledhje të kryesisëqendrore me qëllim diskutimin mbi zhvillimet e fundit në ekzekutiv dhebrenda në parti.Pas përfundimit të mbledhjes së sontme, nga BDI hedhin poshtë zërat përpërçarje brenda partiake, duke i cilësuar ato si konspiracion nëopinion.Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti me këtë rast ka thënë se takime tëkëtij niveli gjatë muajve të fundit nuk janë zhvilluar si rezultat ipandemisë COVID-19 dhe për këtë arsye ka pasur nevojë për debat ediskutim, me ç’rast sonte u sqaruan të gjitha dilemat dhe nuk i ështëlënë vend alibive të tjera.“Nuk është çështje vendimesh, është një nevojë e kohës sepse vetëepidemia e shkaktuar nga COVID 19 e ka bërë të veten. Qëllimi ka qenë qëopinioni të shoh drejtpërsëdrejti që Bashkimi Demokratik për Integrimështë dhe do të jetë unik edhe më mirë i organizuar. Janë biseduar tëgjitha çështjet, opinioni është i interesuar sepse ka pasur informacionetë ndryshme në mungesë të takimeve për shkak të pandemisë, por i sigurojtë gjithë se çdo gjë është sqaruar në këtë mbledhje. BDI është mirë eorganizuar, sepse të gjithë ne jemi unik. Janë tejkaluar të gjithadallimet mes nesh. BDI-ja është në binarët e duhur për të marrëpërgjegjësi të reja. Nuk është biseduar as për një dorëheqje, por vetëmpër përparime”, ka thënë kryetari Ahmeti pas përfundimit të mbledhjes sëkryesisë qendrore të BDI-së.Ahmeti me këtë rast komentoi edhe lidhur me protestën e ditës së djeshmepër të cilën ka thënë se “hallexhinjtë po përdoren për qëllime politik”dhe që BDI ka inkurajuar gjithmonë, ka kërkuar hetime ndërkombëtare përkëto raste dhe do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën.“E mira është që të mos keqpërdoren hallexhinjtë, mos keqpërdorennjerëzit në vështirësi. Ne kemi qenë gjithmonë në kontakte me njerëzitqë kanë pasur halle dhe jemi përpjekur t’i vëmë në kontakt me të gjithainstitucionet ndërkombëtare. Për të gjitha këto çështje kemi kërkuaredhe ekspertizë ndërkombëtare, monitorim të drejtpërdrejtë ndërkombëtar.Kemi kërkuar për çështjen e protestave të djeshme një hetim ndërkombëtarme ekspertë të huaj të fushës, ku ka ardhur një përgjigje pozitive ngamiqtë tanë amerikan, po ashtu edhe nga Bashkimi Evropian. Po ashtu kaedhe instanca më të larta ku mund të ankimohet kjo çështje dhe për sa napërket ne, do të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë”, është shprehur kryetariAhmeti.Nga Bashkimi Demokratik për Integrim pas përfundimit të mbledhjes sëkryesisë qendrore, gjithashtu bëjnë të ditur se sonte është biseduar përparim, për strategji dhe për të gjitha detyrat dhe obligimet që i presinsi pjesëmarrës në qeveri.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…