Në vazhdën e takimeve, sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,z. Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Greqisë, z.Roussos Koundouros.Me ambasadorin grek, Ahmeti ka biseduar mbi procesin e zbatimit tëMarrëveshjes mes dy vendeve duke e cilësuar atë si një arritje të madheqë i hapi rrugën Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimittë plotë në NATO si dhe rrugën që po ndjek vendi drejtë aderimit nëBashkimin Evropian.Ahmeti gjatë takimit me ambasadorin grek Roussos Koundouros ka diskutuaredhe mbi proceset politike në vend, përfshirë këtu procesin eregjistrimit që momentalisht po zhvillohet, si një nga proceset më tërëndësishme që pritet të përmbyllet me sukses.Kryetari i BDI-së Ahmeti dhe ambasadori grek Koundouros gjithashtu kanëshkëmbyer mendime edhe rreth reformave që po realizohen në vend nësferën e legjislacionit, në ekzekutiv dhe në sferën e gjyqësisë.Ahmeti bashkë me ambasadorin Koundouros kanë theksuar se zbatimi iMarrëveshjes së Prespës është i patjetërsueshëm.Nga ana e tij ambasadori i Greqisë në Shkup, z. Roussos Koundouros kashprehur përkrahjen e tij, përkatësisht të Greqisë për Shkupin zyrtarpër integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.Në fund të këtij takimi z. Ali Ahmeti i ka thënë ambasadorit grek nëShkup, z. Roussos Koundouros se Bashkimi Demokratik për Integrim siparti politike do të vazhdoj të mbetet përkrahëse e fuqishme epolitikave evropiane me qëllim që RMV sa më shpejtë të bëhet pjesë efamiljes së madhe evropiane.