Sot kanë arritur deri tek unë një mori reagimesh nga shoqata dhe artistë të apostrofuar në pres konferencën e mbajtur nga kryetari i komisionit për folklor në Ministrinë e Kulturës, z.Emin Gaxha. Pasi e dëgjuam me vëmendje dhe analizuam në detaje të dhënat që ka parqitë kryetari i komisionit, neve deklarojm se insinuatat e hedhura nga kryetari i komisionit për mallverzime me fondet, për ndërhyrjet politike, për mafinë në folklor janë plotësisht të pavërteta, kërkojm që të distancohet dhe të kërkojë falje publike ndaj të gjithë atyre që i ka apostrofuar dhe ndaj komunitetit artistik shqiptarë për denigrimin publik që i ka bërë. Veprimet e z.Emin Gaxha, për të treguar që shqiptarët nuk kanë kapacitete, se nuk din të menaxhojnë me institucione dhe se kanë nevojë për patërnalizëm nga pala maqedone, flet për një mendësi arkaike, jashtë realitetit të sotëm dhe shifet qartë që z.Emin Gaxha është thellësisht jashtë çdo procesi të shqiptarëve në 20 vitet e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Veprimet e kryetarit të komisionit, shtojnë edhe një argument plus në bindjen time si sekretar shtetëror se ky program është sjell në mënyrë jo të drejtë duke qenë refuzues dhe diskriminues ndaj kulturës shqiptare. Që ta dini ju z.Gaxha dhe të tjerët, shqiptarët kanë kapacitete intelektuale, profesionale për të menaxhuar dhe udhëhequr me sukses dhjetëra institucione shtetërore e nacionale. Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe po udhëhiqet në mënyrë maestrale, nga një menaxhment i dëshmuar që vepron me profesionalizëm dhe idealizëm, ndërsa, nga ju ky Ansambël u la me 0(zero) dinarë investime për vitin 2021, Presi i mbajtur nga ju, nëse nuk do të ishte tragjik, do të ishte me të vërtet komik për tu ndjekur!