“Mbi 100 kompani nga Kumanova dhe rajoni i Kumanovës morën mbi 700 mijë euro mbështetje të drejtpërdrejtë financiare nga masat dhe programet e implementuara përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë. Kjo nënkupton investime shtesë në periudhën pas përfundimit të krizës nga pandemia dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Ne mbetemi të përkushtuar për të komunikuar drejtpërdrejt me komunitetin e biznesit për të krijuar masa që do të dalin nga dialogu publik-privat.Kjo u tha nga Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili sot së bashku me deputetin Arbër Ademi dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë Ilir Hasani vizituan disa kompani nga industria përpunuese, por edhe sektorin e turizmit dhe hotelierisë dhe zejtarët të cilët janë përfitues të masave nga viti i kaluar të cilat u realizuan përmes Ministrisë së Ekonomisë. Ministri informoi se Ministria e Ekonomisë ka filluar zbatimin e masave dhe programeve për vitin 2021 duke shpallur tre thirrje publike për mbështetje financiare për zejtarët, gratë sipërmarrëse kompanitë mikro dhe të vogla përmes Programit për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi. “Dua t’u bëj thirrje të gjitha kompanive që të aplikojnë për masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe t’i përdorin ato për të blerë makineri, pajisje dhe investime të tjera. Këtë vit, për herë të parë, Thirrjet Publike zhvillohen në parimin e shpërndarjes së zhvillimit të rajoneve planifikuese, për të cilat Kumanova dhe rajoni i Kumanovës do të kenë një avantazh si pjesë e Rajonit Verilindor të Planifikimit, që do të thotë se ne fillojmë me shpërndarje e barabartë e mbështetjes financiare në të gjithë vendin, theksoi Ministri Bekteshi. Deputeti Arbër Ademi tha se takimet me sektorin e biznesit janë të rëndësishme në krijimin dhe konceptimin e masave dhe programeve në periudhën e ardhshme dhe theksoi se ai pret që në periudhën e ardhshme të sillen zgjidhjet ligjore për zbatimin e masave të Pakos së Pestë. “Mbeten edhe zgjidhje të tjera ligjore në Pakon e pestë të masave ekonomike që duhet të kalojnë. “Unë pres që bllokada në Parlament të tejkalohet, sepse masat janë në interes të biznesit dhe qytetarëve, të cilat mendoj se do të miratohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Ademi. Gjatë vizitës së tij në Kumanovë, Ministri Bekteshi, i shoqëruar nga Deputeti Ademi dhe Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Hasani, vizituan kompanitë “Uni Condor” dhe “Kvatro”, të cilat u mbështetën nga ndihma financiare për investime nga Rregullorja e Mbështetjes Financiare për konkurrencën e kompanive gjatë periudhës covid dhe post-covid, më pas u vizitua kompania “Demir Impex” e cila mbështetet përmes masës për subvencione për kompani mikro dhe të vogla përmes programit KIP të Ministrisë së Ekonomisë. Ata vizituan edhe restorantet e dasmave “Elegant” dhe “Lulja Tre”, të cilat u mbështetën përmes masës për grante për restorantet e dasmave dhe studios kozmetike “Belle Epoque”, e cila është përfituese e subvencioneve për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para përmes masës për mbështetjen e zejtarëve të Ministrisë së Ekonomisë.