Shaqiri: Prezantojmë udhërrëfyesin për evropianizimin e shoqërisë së Maqedonisë

Reformat e Administratës Publike dhe Reformat në sferën mediatike, janë ndërmjet pikave të përfshira në dokumentin ,,Agjenda: Evropa në shtëpi“, miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut👉Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës punon me përkushtim në këto dy procese. Përpiqemi për t’i arritur me sukses qëllimet e vendosura në këtë agjendë, veçanërisht në pjesën e këtyre prioriteteve reformuese. Punojmë në mënyrë aktive dhe me vendosmëri në realizimin dhe planeve dhe projekteve.👉Të theksojmë vetëm disa prej tyre, siç janë reformat në aspekt të shërbimit të lartë udhëheqës, riorganizimit të administratës shtetërore, ligjeve të cilat u referohen të të punësuarve në administartën publike, me qëllim të arritjes së efikasitetit më të lartë dhe profesionalizimit.👉Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, do të mbetet edhe më tej në vazhdueshmëri të angazhimeve reformuese dhe plotësimit të qëllimeve të parashikuara, për t’i implementuar standardet dhe vlerat evropiane në çdo segment të shoqërisë sonë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…