Grubi: Ministria jonë është shtëpia e të gjitha komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistempolitik dhe marrëdhënie midis bashkësive, z. Artan Grubi sot mori pjesënë Mbledhjen e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Kuvendine Republikës së Maqedonisë së Veriut.Në fjalimin e tij para deputetëve të pranishëm në mbledhje, mes tëtjerave Grubi foli mbi Procesin e realizimit të të drejtave tëkomuniteteve si dhe integrimin e tyre në institucionet shtetërore.“Përmirësmi i përgjithshëm i statusit të tyre është një proces permanentqë ndodh në vendin tonë. Shteti duhet jë jetë i përkushtuar ndajkomuniteteve në vend. Balansimi gjithmonë kërkon një barazi të plotë mestyre, si në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të cilat rregullohen meKushtetutë dhe ligj, ashtu edhe në detyrimet si qytetarë. Republika eMaqedonisë së Veriut ka në funksion mekanizma Kushtetuese dhe ligjore tëcilat mbrojnë të drejtat e komuniteteve por ekzistojnë edhe institucionepërkatëse të cilat garantojnë që barazia e plotë të jetë në të gjithasferat e jetës, në bazë të të cilës ne bashkërisht duhet të ndërtojmëpolitika moderne për të ardhmen, e me një fjalë kjo ka të bëj me tëdrejtat themelore të njeriut e njëkohësisht edhe me integrimin”, theksoikështu Grubi.Si ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Grubifoli edhe mbi konceptin strategjik në të cilin bazohet ky funksionim.“Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte momenti i kthesës së realizimit të tëdrejtave të bashkësive etnike në vend. Një ndër pikat kyçe të saj ishteedhe Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë me synim të arritjes sëbarazisë së plotë në vend. Ndër vite u dëshmua se ka progress edhe nësferën e përfaqësimit në institucione, të drejtën e arsimit, shprehjen eidentitetit dhe përdorimin e gjuhës. Komiteti për Mardhënie NdërmjetBashkësive u formua në këtë frymë, që të luaj rolin e koordinatoritnacional në nivel të Kuvendit në temat e të drejtave të bashkësiveetnike dhe të jep  drejtim politik për zhvillimin e tyre. Vetë përbërjae anëtarëve dhe strukturimi i tij reflekton përfaqësimin e bashkësiveetnike në vend”, vlerësoi mes tjerave Grubi.Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka folur edhe mbi avansimin dhepërfaqësimin e drejtë dhe adekuat, duke i dhënë elementet e përfaqësimitvertikal pasiqë përfaqësimi nuk është i plotë pa vendosjen edhe nëpozicione udhëheqëse të përfaqësueseve të bashkësive etnike.“Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive ështënë procesin e transferimit të 1349 nëpunësve administrative të punësuarme Programin K-5 për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në 237institucione shtetërore. Procesi i transferit është në realizim e sipër,deri në këtë moment procesi i transferit të nëpunësve ka përfunduar për404 nëpunës, ndërsa për të tjerët procedura është në fazë të realizimit.Me planit vjetor të punës për vitin 2021 si dhe në bazë të PlaninStrategjik 2021-2023 ne do vazhdojmë që ta përforcojmë angazhimin tonënë drejtim të krijimit të politikave nacionale. Një fushë e rëndësishmenë të cilën punojmë është edhe përdorimi i gjuhëve, përfshirë këtundryshimet Ligjore dhe formimin e institucioneve siç janë Agjencia përzbatimin e gjuhëve dhe Inspektorati i gjuhëve, krijimi i planit aksionalqë do të përmbajë masa dhe aktivitete që ky proces të jetë edhe më isuksesshëm, e sukseset tashmë janë evidente sepse zbatimi i gjuhës mundtë shihet si në punën e organeve të pushtetit ekzekutiv, ashtu edhe nëinstitucionet tjera në nivel qendror dhe lokal.Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive nëkuadër të kompetencave të saj në mënyrë intensive bën ndjekjen epërfaqësimit të drejtë dhe adekuatë në nivel vjetor, përcjellë zbatimine ligjeve të cilat burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, përpilon analiza,mbledh të dhëna nga institucionet për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat,analizon ligjet aktuale dhe përpilon ligje të reja me qëllim që kjoministri të shndërohet në gardian të të drejtave të të gjithakomuniteteve, jo vetëm të atyre etnike, por edhe sociale, ekonomike,fetare e gjinore.“Më duhet të theksoj se për here të parë Qeveria e Republikës sëMaqedonisë së Veriut gjatë miratimit  të Planit operativ për punësimparashihet respektimi i parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat itë gjitha kategorive shoqërore edhe në sektorin privat sa i përketkombësisë, gjinisë, religjionit dhe racës në pajtim me standardet eparapara nga Kombet e Bashkuara dhe Orgnaizata Ndërkombëtare e Punës.Vazhdojmë fuqishëm të angazhohemi në përmirësimin e marrëdhënievendëretnike në vend, tanimë si vend anëtarë i NATO-s dhe në pritje tëanëtarësimit në BE edhe më shumë të punojmë  në ngritjen e nivelit tërespektimit të ndërsjellë në mes pjesëtarëve të komuniteteve nëshoqërinë tonë, krijimit të kushteve të barabarta për të gjithë, processky i cili sjellë demokratizim edhe më të madh të vendit. Komiteti përMarrëdhënie Ndërmjet Bashkësive ka rol të madh dhe me përgjegjësi nërealizimin e të drejtave të përgjithshme dhe të posaçme të komuniteteve,përkatësisht të pjesëtarëve të komuniteteve. Poashtu ky Komitet ka roltë madh dhe kontribut në zhvillimin e dimensionit multietnik tëshoqërisë tonë, të bashkëjetesës të të gjithë qytetarëve, e me këtë edhetë përforcimit të demokracisë parlamentare”, vlerësoi për fund nëfjalimin e tij, Grubi.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…