Ministri për Shoqëri Informatike Jeton Shaqiri vizitoi Universitetin e Tetovës

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Jeton Shaqiri gjatë ditës së sotme ka vizituar Universitetin e Tetovës ku ka realizua takim me rektorin i UT-së, Vullnet Ademi. Ministri Shaqiri la theksuar se në takim ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje gjatë proceseve të avancimit të të punësuarve në këtë universitet, mbi standardet e ndërtuara të meritokracisë si dhe në lidhje me përfitimet që mund të vijnë nga procesi i digjitalizimit të shërbimeve në institucionet e arsimit të lartë.“Sot kisha kënaqësinë të takoj Rektorin e Universitetit të Tetovës , z. Vullnet Ameti, gjatë vizitës sime në hapësirat e këtij Universiteti.Biseduam mbi programet studimore dhe çështjet e natyrës administrative dhe pikat lidhëse të dy institucioneve tona.Duke pasur parasysh përvojën time në fushën akademike, njoh nga afër nevojat dhe sfidat e universiteteve tona, dhe gjatë këtij takimi theksova se Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është gjithmonë e hapur për avancimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet, si dhe është e gatshme të ndihmojë në çdo kohë.Gjithashtu, shpreha gatishmërinë për të ofruar mbështetje gjatë proceseve të avancimit të të punësuarve në këtë universitet, mbi standardet e ndërtuara të meritokracisë si dhe në lidhje me përfitimet që mund të vijnë nga procesi i digjitalizimit të shërbimeve në institucionet e arsimit të lartë.Në fund, me Rektorin Ameti shprehëm njëzëri rëndësinë e zhvillimit të arsimit, duke theksuar se do të angazhohemi maksimalisht për përmirësimin e cilësisë së këtij procesi”, ka theksuar minstri Shaqiri.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…