“Numërues fiskal” – vegël e re për transparencë e Ministrisë së financaveqë do të ofrojë pasqyrë ditore në arkën shtetërore

“Numëruesi fiskal” është vegël e re e  Ministrisë së Financave për transparencë me të dhëna me frekuencë të lartë, që në bazë ditore i pasqyron të ardhurat, shpenzimet e buxhetit dhe realizimin e shpenzimeve kapitale, ndërsa në bazë mujore e pasqyron borxhin shtetëror. Qëllimi i kësaj vegleje, të publikuar në web faqen e MF është transparenca e mëtejshme e buxhetit për opinionin, që të arrihet nivel edhe  më i lartë i transparencës fiskale.– Transparenca fiskale është shkalla më e lartë e kontrollit lidhur me financat publike, sepse vihen në dispozicion informacione që krijojnë një mendim publik, që ka ndikim të madh të fuqisë korrigjuese. Krijimi i sistemit më të mirë të financave publike mes tjerash bazohet në aktivitete të vazhdueshme në drejtim të ngritjes së transparencës fiskale. “Numëruesi fiskal” është vegël që kontribuon në këtë drejtim. Kjo vegël në bazë ditore pasqyron mbushjen e arkës shtetërore, si dhe anën e shpenzimeve të buxhetit, përkatësisht aspektin kumulativ nga fillimi i vitit deri në datën konkrete të publikimit, si dhe shkallën e realizimit në raport të planit.Gjithashtu, kjovegël ofron të dhëna me frekuencë të lartë për realizimin e shpenzimeve kapitale dhe në këtë mënyrë bën shtytje  për  të gjitha institucionet për realizim më të mirë. Numëruesi ofron mundësi për monitorimin e borxhit shtetëror në bazë mujore – të dhëna që janë publikuar deri më tani në bazë tremujore. Si përfundim, me këtë vegël ofrohen të dhëna me frekuencë të lartë që nuk ishin më parë në dispozicion për opinionin për të pasur një pasqyrë më të mirë për të ardhurat  dhe shpenzimet e mjeteve nga arka shtetërore – tha ministri i Financave Fatmir Besimi.Ministria së shpejti do të promovojë vegël të re, që do të krijojë parashikueshmëri më të lartë në mjedisin  afarist në aspekt të rregullativës  ligjore – përkatësisht, do të publikohet Kalendari tatimor, gjegjësisht plani i  ndryshimeve ligjore në lidhje me rregullativën tatimore, ide që lindi si rezultat i dialogut të vazhdueshëm me odat ekonomike.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…