Grubi merr përkrahjen nga Limaj në procesin e Regjistrimit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, z. Artan Grubi në fund të vizitës së tij ka takuar edhe liderin e Nismës socialdemokrate z. Fatmir Limaj.   Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi shumë çështje të rëndësishme në të dy vendet përfshirë këtu zgjedhjet atje dhe formimin e institucioneve si dhe procesin e Regjistrimit që është duke u zhvilluar tek ne.   “Me kënaqësi më të madhe mora konfirmimin e përkrahjes dhe bashkëpunimit mes dy mërgatave sepse ata punojnë dhe funksionojnë si një trup i vetëm, më vjen mirë që gjejë mbështetje në Kosovë tek të gjithë liderët dhe nga këto thirrje besoj që do të rritet numri i qytetarëve që do të Regjistrohen, te ne nuk është thjeshtë proces statistikor por edhe politik sepse të drejtat tona politike varen nga ato statistikore”, është shprehur kështu Grubi pas takimit me Limajn.   Ndërkohë që Limaj në anën tjetër është shprehur se qytetarët duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi.   “Sot kemi pasur kënaqësinë që të kemi për vizitë zëvendëskryeministrin Grubi, kemi biseduar për zhvillimet aktuale në të dy vendet dhe angazhimin e partive dhe autoriteteve atje për procesin e Regjistrimit dhe bashkëbiseduam që të ftojmë gjithë qytetarët e RMV që të shfrytëzojnë këtë mundësinë që të regjistrohen në këtë proces sepse tash është moment që të gjithë të kryejmë detyrën dhe me dinjitet, biseduam dhe për zhvillimet në vend dhe ndërtimin e institucioneve shtetërore”, është shprehur mes tjerave Limaj pas takimit me Grubin.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…