Grubi në Prishtinë takohet me Hoxhaj, apelohet për Regjistrim të DIASPORËS

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi në Prishtinë është pritur në takim nga u.d kryetar i PDK-së z. Enver Hoxhaj.   Bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës si dhe Regjistrimi i popullsisë në RMV, si një nga proceset më të rëndësishme në vend ishte temë e bisedës mes Grubit dhe Hoxhajt.   Në këtë takim është bërë apel deri tek të gjithë shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit që t’i përgjigjen pozitivisht procesit të regjistrimit.   “Në diasporë është duke u realizuar procesi i Regjistrimit dhe e ftova ashtu siç kemi bashkërenduar punët më herët por edhe tash, të dalim në ndihmë si vende njëra-tjetrës se jemi të pandarë, që të ndihmojmë në Regjistrim, sepse rritja e numrave është jetike dhe do të ndikojë në shumë vendime. Diskutuam edhe për nismën e organizimit të mbledhjes së qeverive sepse janë mbi 15 marrëveshje që duhet nënshkruar dhe presim sa më shpejtë formimin e institucioneve të reja të Kosovës. Gjithashtu diskutuam edhe mbi largimin e kufijve mes dy vendeve si në Bllacë e Bellanoc-Stançiq dhe kjo është një e arritur e përbashkët e jona”, kështu ka theksuar Grubi pas takimit me Hoxhaj.   Në anën tjetër apel për t’u Regjistruar ka bërë edhe u.d kryetar i PDK-së, Hoxhaj.   “Në RMV është duke u zhvilluar procesi i regjistrimit dhe temë kryesore ishte që e gjithë diaspora shqiptare nga Ballkani do të duhej të jenë në mbështetje dhe të japin kontribut që sa më shumë shqiptarë të Regjistrohen, ky nuk është proces teknik, por tejet i rëndësishëm që ka të bëj me vendimmarrje. Andaj në emër të PDK-së ftoj gjithë shqiptarët që janë me prejardhje nga RMV që të marrin pjesë në mënyrë aktive në Regjistrimin civil dhe të tregojmë se ne jemi në Ballkan sikurse është faktori gjerman në Evropë”, ka deklaruar Hoxhaj.   Të dy bashkëbiseduesit Grubi dhe Hoxhaj kanë rënë dakord që sa më parë, menjëherë pas formimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës të nis bashkëpunimi i dy vendeve. Hoxhaj i ka thënë Grubit se si parti opozitare do të përkrahin çdo nismë të qeverisë së Kosovës që ka të bëjë me thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë e RMV-së.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…