Besimi: Deri më tani, të hyrat buxhetore më të larta se niveli para krizës

Arkëtimi i të hyrave në buxhet nga fillimi i vitit është më i mirë krahasuar me periudhën e para krizës së vitit të kaluar. Ministri i Financave Fatmir Besimi i ftuar në emisionin “Dnevnik” në TV Sitel, theksoi se arkëtimi i të hyrave buxhetore nga fillimi i vitit përfshirë mesin e muajit mars është më i lartë për 3.1% krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ndërsa arkëtimi i të hyrave tatimore është më i lartë për 4.2%Buxheti është në kondicion të mirë, detyrimet kryhen në mënyrë të rregullt dhe në kohë. Ka rritje tek të hyrat e përgjithshme prej 3.1%, tek tatimet prej 4.2% – me rritje në arkëtimin e TVSH-së dhe tatimin mbi fitimin, ka rritje në vijim tek kontributet me 3.7%. Duhet të theksojmë se krahasimi është me periudhë kur efektet e krizës së kovidit ende nuk ndjehen. Trendi është në drejtim të projeksioneve tona – tha Besimi.Ministri thekson se edhe pse ka ende rreziqe sa i përket zgjatjes së krizës shëndetësore, arritjet që nga fillimi i vitit tregojnë se do të realizohet skenari bazë për rritjen e ekonomsë prej 4.1% në 2021. Nëse kriza zgjatet dhe skenari pesimist realizohet, rritja do të ngadalësohet, por përsëri do të mbetet në zonën pozitive.Në lidhje me ribalancin e buxhetit, ministri theksoi se që kur u miratua buxheti për këtë vit ishte paralajmëruar ribalanc kah mesi i vitit, që si zakonisht është praktikë edhe në vitet kur nuk ka krizë në drejtim të optimizimit të të hyrave dhe shpenzimeve sipas nevojave reale.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…