Shaqiri bashkëkryesonte me nënkomitetin për inovacione, shoqëri informatike dhe politike sociale në KE

Në seancën e shtatëmbëdhjetë të ditës së sotme, të Nënkomitetit për inovacione, shoqëri informatike dhe politikë sociale në Komisionin Evropian, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, mbajti fjalimin hyrës në cilësinë e bashkëkryesuesit.   Ministri Shaqiri, potencoi rëndësinë e vendit tonë në aspekt të përmbushjes së të gjitha detyrave në suaza të Nënkomitetit edhe përballë të gjitha sfidave lidhur me pandeminë.   ,,Qeveria mbetet edhe më tej e përkushtuar në implementimin e reformave kyçe të theksuara në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2020-të dhe organizimin e dialogut efikas me Bashkimin Evropian. Procesi i integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti strategjik për zhvillimin, stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe ne mbetemi të përkushtuar në këtë proces”, theksoi ministri Shaqiri.   Sipas ministrit, me rëndësi të veçantë është mbajtja e dialogut të rregullt me Komisionin Evropian në suaza të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim, në këndvështrim që siç theksoi, ky nënkomitet paraqet forum kryesor për vendosjen dhe avancimin e dialogut në kontinuitet në sfera të rëndësishme siç janë arsimi dhe kultura, shoqëria informatike dhe mediat, politika sociale dhe punësimi, shkenca dhe hulumtimi.   Në takim, mes tjerash u diskutua për Progresin në aspekt të rekomandimeve nga Raporti i vitit 2020-të, si dhe implementimin e konkluzioneve nga Nënkomiteti i vitit  2020-të.     Përndryshe, Nënkomiteti për inovacione, shoqëri informatike dhe politikë sociale është njëri prej trupave për të dialoguar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, i themeluar në suaza të Komitetit për stabilizim dhe asocim.  

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…