Osmani në takim me Ambasadorin e Greqisë, Roussos Koundouros

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ambasadorin e Republikës Helene në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Roussos Koundouros.  Fokus i bisedimeve ishin aktualitetet në vend lidhur me sfidat e pandemisë dhe sfidat të cilat krijohen në këtë drejtim. Osmani e theksoi rëndësinë e rritjes së fluksit të transportuesve tanë në Greqi, duke pasur parasysh rëndësinë e portit të Selanikut, për ekonominë e Maqedonisë se Veriut.Edhe përkundër rrethanave të vështira, të shkaktuara nga pandemia, Osmani shprehu shpresën se me komunikim dhe koordinim të përbashkët me Greqinë, do të gjendet zgjidhje që do t’i kënaq interesat dhe nevojat e komunitetit të biznesit dhe të qytetarëve.  Osmani theksoi se vendi ynë i ndjek protokollet e shëndetësisë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfshirë dhe mbrojtjen e shoferëve të kamionëve të cilët udhëtojnë në Greqi dhe u bën apel Institucioneve kompetente Greke për bashkëpunim në drejtim të krijimit të mundësisë për shkëmbim të pandërprerë midis dy vendeve. Shkupi dhe Athina sy çelë e përcjellim gjendjen epidemiologjike në të dy vendet, si dhe projeksionin e procesit të imunizimit që zhvillohet paralelisht në të dyja vendet. Bazuar në pasqyrën epidemiologjike, u shpreh vullnet që së shpejti të krijohen mundësi për hapjen e kufijve para stinës së verës. 

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…