Prezantimi i Agjencisë Franceze për Zhvillim në MPJ

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani realizoi takim me Dominique Hautbergue, drejtor rajonal i Agjencisë Franceze për Zhvillim, i cili ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Francës në vendin tonë, Cyrille Baumgartner.Në kuadër të kësaj vizite, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme u organizuar brifing jo formal me gazetarët ku z. Hautbergue prezantoi qëllimet e Agjencisë Franceze për Zhvillim, ekspertiza Franca dhe PROPARKO.“Sot kemi një rast të mirë, që për mua paraqet kënaqësi, të manifestojmë realizimin konkret të Marrëveshjes për Zbatimin e Aktiviteteve të Agjencisë Franceze për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut, të cilën e nënshkrova para tre javësh me kolegun tim- ministrin- Le Drian, gjatë vizitës time në Francë. Vizita e sotme vërteton se zbatimi i asaj që nënshkruam po lëvizë me dinamikë të përshpejtuar. Me këtë tempo shpresoj se do të realizohet”, theksoi Osmani, duke iu referuar përfitimeve nga ndihma franceze për zhvillimin e ekonomisë sonë, institucioneve tona, bizneset, vetëqeverisjen lokale, sektorin civil dhe në përgjithësi për gjithë shtetin.“Kjo me të vërtetë është mënyra se di duhet të bashkëpunojmë. Franca është njëra prej motorëve kryesor të Bashkimit Evropian. Prandaj, rritja dhe zgjerimi i prezencës franceze këtu në Maqedoninë e Veriut është shumë e mirëseardhur”.Agjencia Franceze për zhvillim, ka buxhet vjetor prej 14 miliardë euro dhe punon në 4.000 projekte në 115 vende.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…