Bekteshi: 52 milion denarë mbështetje për amvisëritë për subvencione për stufa me pelet, dritare PVC dhe instalim të kolektorëve diellorë si dhe paneleve fotovoltaike

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencë për shtyp informoi se Ministria e Ekonomisë sot ka shpallur katër thirrje publike nga Programi për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe inkurajimin e efikasitetit energjetik në amvisëri për vitin 2021. Këtë vit, në kuadër të këtij programi, janë parashikuar gjithsej katër masa në shumë totale të mbështetjes financiare prej 52 milionë denarë edhe atë për: kompensim të një pjese të shpenzimeve për dritare të blera dhe të instaluara PVC ose të aluminit në amvisëritë, kompensim të një pjese të shpenzimeve për blerje dhe instalim të sobave me peleta në amvisëritë, kompensim të një pjese të shpenzimeve për sistemet kolektore termike diellore në amvisëritë, si dhe kompensim të një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri më 4 kW për konsum personal për amvisëritë. „ Për masën e subvencioneve për sobat me pelet sivjet në Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë janë parashikuar gjithsej 14 milion denarë, me ç’rast subvencioni është 50%, por jo më shumë se 20,000 denarë për amvisëri, respektivisht deri në 70%, por jo më shumë se 25.000 denarë për amvisëri me të ardhura të ulëta. Për masën e subvencioneve për instalimin e dritareve PVC janë parashikuar gjithsej 22 milionë denarë. Mbështetja financiare arrin deri në 50%, por jo më shumë se 20,000 denarë për amvisëri, respektivisht, deri në 70%, por jo më shumë se 25.000 denarë për amvisëri për persona me të ardhura të ulëta”, deklaroi ministri Bekteshi. Ashtu siç informoi Bekteshi, për subvencione për instalimin e kolektorëve diellorë për ngrohjen e shtëpive sivjet janë dedikuar 8 milionë denarë, ndërsa mbështetja financiare arrin deri në 30%, por jo më shumë se 10.000 denarë për amvisëri, respektivisht deri në 70%, por jo më shumë se 15.000 denarë për amvisëri për persona me të ardhura të ulëta. „ Për subvencione për blerjen dhe instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri më 4 kW për konsum personal për amvisëritë, në ndërtesë mbi të cilën kanë të drejtën e pronësisë ose përdorimit, janë dedikuar 8 milion denarë, me ç’rast  mbështetja arrin deri në 30%, por jo më shumë se 62.000 denarë për amvisëri “ ceku ministri. Sipas ministrit, shfrytëzuesit e këtij programi në kategorinë e personave me të ardhura të ulëta konsiderohen ata që janë të punësuar me të ardhura mujore deri në 30.000 denarë, pensionistët me të ardhura mujore neto deri në 20.000 denarë, si dhe kategoritë e rrezikuara të përfituesve të ndihmës sociale, dhe shtoi se ka edhe disa risi në shpalljet e këtij viti. „ Parimi “i pari i ardhur, i pari i shërbyer” do të zbatohet edhe sivjet, me ç’rast mjetet nga Programi të dedikuara për secilën masë do të shpërndahen ndaras sipas nivelit të zhvillimit të secilit prej rajoneve të planifikimit, në mënyrë që të nxitë zhvillimin e barabartë rajonal. Shpërndarja sipas rajoneve të planifikimit do të thotë se rajonet më pak të zhvilluara në vend do të marrin pjesën më të madhe të mbështetjes financiare në të katër masat dhe anasjelltas, mjetet më të pakta janë të destinuara për rajonet më të zhvilluara në vend. Faturat fiskale për sobat me peleta dhe elektrocentralet fotovoltaike do të jenë të vlefshme nga 1 Janari i vitit 2021. Do të mund të aplikoni për fotovoltaikë deri më 30.06. të vitit 2021, meqë është masë e re. Shpalljet tjera do të vlejnë deri më 31.05. të vitit 2021, përveç nëse mjetet nuk shteren më herët, potencoi ministri Bekteshi dhe shtoi se aplikantët do të mund të plotësojnë kërkesën, por në atë rast ata humbin vendin dhe datën kur kanë aplikuar dhe data e kompletimit të fundit të kërkesës do të konsiderohet si datë e aplikimit. Dokumentacioni për aplikim për këto subvencione është përcaktuar hollësisht në shpalljet publike që janë publikuar në dy gazeta ditore, si dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…