Grubi në emër të Qeverisë firmosi memorandumin e mirëkuptimit me kompaninë Bechtel për Korridorin 8

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot në emër të Qeverisëka nënshkruar Memorandum për mirëkuptim me kompaninë amerikane BechtelEnka për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10D.Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të pranishëm ishin edhe ambasadorja eSHBA-ve z. Kate Marie Byrnes, ministri për Transport dhe lidhje z.Blagoj Boçvarski dhe drejtori iNdërmarjes për Rrugë shtetërore, z. Ejup Rustemi.Si një projekt madhor ky korridor përfshinë drejtë për drejtë cilësinë ejetës së qytetarëve dhe ka ndikim në ekonominë e vendit.“Korridori 8-të përfaqëson mundësi të mirë për Republikën e Maqedonisësë Veriut, qoftë nga pikëpamja politike pasi që ai do të bëjë të mundurqë vendi të marrë peshë të re gjeopolitike si një urë lidhëse mesvendeve të Ballkanit. Ky projekt do të kalojë nëpër Tetovë, përmesGostivarit, Kërçovës, Trebenishtës në Strugë e deri në Qafë Thanë”, kadeklaruar kështu pas nënshkrimit të Memorandumit, zëvendëkryeministri iparë z. Grubi.Sipas tij, me këtë Memorandum mirëkuptimi parashikohet ristrukturimi iinfrastrukturës ekzistuese por edhe ndërtime të reja.“Korridori 8, është një nga dhjetë korridoret trans-evropiane të cilatjanë paramenduar që të lehtësojnë shkëmbimin e mallrave dhe njerëzvemidis vendeve të Bashkimit Evropian, shteteve të Ballkanit që kanë daljenë Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore. Rëndësiae korridorit 8 lidhet ngushtë me rëndësinë e madhe që ka nga pikëpamjaenergjetike. Ai do të bën të mundur që përmes Detit Mesdhe të bëhen tëkapshme burime të mëdha energjetike të Kaspikut. Duke pasur parasyshkëtë fakt, rëndësia e këtij korridori është jetike për Republikën eMaqedonisë së Veriut në veçanti për ekonominë e vendit pasi që umundëson kompanive qasje në tregjet evropiane”, është shprehur mestjerave z. Grubi.Me ndërtimin e Korridorit 8, qytetarët tanë që nga Qafë Thana e deri nëBllacë me Republikën e Kosovës apo edhe me kufijtë tjerë do të mund tëlëvizin nëpër një autostradë moderne, kurse njëherësh po dëshmohet se eardhmja ekonomike që ofron Korridori 8-të si një peisazh i ri që poshfaqet në Ballkan, do të dëshmojë se historia më e re e EvropësJuglindore do të kalojë përmes Shkupit.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…