BDI e përshëndet nismën për ndërtimin e korridorit 8

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin e Qeverisë sëRepublikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e nënshkrimit tëMemorandumit për mirëkuptim me kompaninë amerikane Bechtel Enka përndërtimin e korridorit 8 dhe 10D.Nënshkrimi i sotëm mbi këtë nismë të rëndësishme të Qeverisë me qëllimndërtimin e Korridorit 8 në mënyrë të drejt për drejt do të ndikojë mbicilësinë e jetës së qytetarëve por edhe mbi ekonominë e vendit.Me këtë vendim, Qeveria njëherësh ka dhënë sinjal të qartë se po krijonmundësi më të mira për vendin nga pikëpamja politike pasi që ky projektdo të bëjë të mundur që Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë peshëtë re gjeopolitike në Ballkan.BDI vlerëson se pas përfundimit të këtij projekti që kalon nëpër Tetovë,përmes Gostivarit, Kërçovës, Trebenishtës në Strugë e deri në Qafë Thanëqytetarët tanë nga njëri vendkalim deri në tjetrin do të kenë mundësi qëmakinat e tyre t’i drejtojnë nëpër një autostradë moderne dhe tëndërtuar sipas të gjitha standardeve.Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se me ndërtimin e korridorit8, do të lehtësohet shkëmbimi i mallrave dhe qarkullimi i njerëzve midisvendeve Ballkanit që kanë dalje në Adriatik, Detin e Zi, Detin Kaspikdhe shteteve të Bashkimit Evropian.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…