MMJPH: Filloi shpërndarja e mjeteve financiare

MMJPH ka filluar procedurën për shpërndarjen e mjeteve financiare, të realizuara në bazë të kompensimit për prodhimin e energjisë nga lëndët djegëse fosile si grante të destinuara për komunat Pasi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Vendimin për shpërndarjen e fondeve të realizuara në bazë të kompensimit për prodhimin e energjisë nga lëndët djegëse fosile si grante të destinuara për komunat, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor filloi procedurën për ndarjen e fondeve në shumë totale prej 38.744.498,00 denarësh si grante të destinuara për komunat Novaci, Manastir, Mogillë, Kërçovë, Negotinë, Gazi Babë, Aerodrom, Kisella Vodë, Qendër dhe Çair. Ministria tashmë ka paraqitur kërkesë në komunat e përmendura për dorëzimin e Programit dhe aktiviteteve për menaxhimin e mjedisit me projektet e propozuara, i cili duhet të miratohet nga Këshillat komunal dhe në bazë të tij ata do të jenë në gjendje të marrin fondet e miratuara. Realizimi i aktiviteteve të propozuara, për të cilat marrëveshjet do të lidhen veçmas me komunat, duhet të përfundojë deri në fund të vitit. Përndryshe, fondet nga ky vendim shpërndahen në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenet në Dekretin për metodologjinë e shpërndarjes së fondeve, të realizuara si të ardhura nga kompensimi për prodhimin e energjisë nga lëndët djegëse fosile.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…