BDI: Më pak se 1.300 shqiptarë në procedurë për nënshtetësi, ligji i 2004 është zgjidhja

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që çështja e nënshtetësisëduhet të zgjidhet sipas modelit tashmë te suksesshëm nga viti 2004, icili parashihte që një qytetar mund të pajiset me dokument të shtetësisëedhe përmes posedimit të një dëftese të kryerjes së shkollimit nëRepublikën e Maqedonisë së Veriut, posedimit të librezës së mjekut,faturave të energjisë elektrike, ujësjellësit apo ngrohtores si dhedokumente tjera të lëshuara nga ndonjë institucion shtetëror.Siç e kemi thënë shpesh këto ditë, e vërteta rreth çështjes sështetësive që nga viti 1991 e deri në vitin 2021 është kjo:Nga viti 1991 e deri në vitin 2021 me dokumentin e shtetësisë,rrjedhimisht që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në30 vitet e fundit, gjithsej 43.321 shqiptarë kanë marrë dokumentin eshtetësisë dhe vetëm 3.374 janë refuzuar.Ndërsa në proces e sipër për tu pajisur me dokumentin e shtetësisë janë2.674 kërkesa, nga të cilët më pak se gjysma janë shqiptarë, pra më pakse 1.300 qytetarë.Për ne, qoftë edhe një person i vetëm pa nënshtetësi që i plotësonkushtet, duhet të adresohet sepse ka qenë një ndër pikat e para tëmarrëveshjes sonë dhe kemi përvojë të mirë nga e kaluara.Jemi optimist se për shpejt kohë do të gjejmë gjuhë të përbashkët meopozitën me qëllim që të zhbllokojmë punën e kuvendit dhe me këtë tëndihmojmë qytetarët sepse në procedurë parlamentare janë pikërishtligjet të cilat kanë të bëjnë me pakot ekonomike kryesisht ndihmafinanciare për qytetarët dhe bizneset e vendit.Me këtë bllokadë të paarsyeshme, opozita ka lënë 16.000 punëtorë parroga dhe shumë ligje pa i miratuar.Si përfundim, nuk janë as 70.000 shqiptarë që nuk kanë shtetësi e as7.000 siç pretendon opozita, prandaj dhe ju bëjmë ftesë që të ndalojnësë manipuluari me ndjenjat e shqiptarëve dhe njëherë e mire tëpërcaktohet të bëj rolin e opozitës së vërtetë, të jetë korrektor ipushtetit dhe të kryej obligimin që kanë marrë nga populli.

Related posts

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…

Ali Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Zagreb, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci z. Arne Bjornstad.  Kryetari…

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…