Digjitalizimi i shërbimeve është kryefjala e takimeve të mia së fundmi.
Kursejmë kohën për personat në sektorin e bujqësisë. Bëjmë jetën më të lehtë për ta.➡️Përgjatë takimit tim me Ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, z. Arjanit Hoxha, u dakorduam njëzëri që përpos shërbimeve ekzistuese të kësaj ministrie në portalin për e-shërbime, të digjitalizojmë plotësisht shërbimet e kësaj ministrie.Shërbimet aktuale të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në portalin për e-shërbime janë:
Evidentim i plehrave, biostimulantëve dhe përmirësuesve të vetive të tokës
Miratim i produkteve për mbrojtjen e bimëve
Lëshimi i licencës për kryerjen e veprimtarisë së paketimit të plehrave kimik, biostimulatorëve dhe përmirësuesve të vetive të tokës
Plasim në treg i plehrave me shumicë
Plasim në treg i plehrave me pakicë
Prodhim i plehrave
Këto shërbime janë vetëm një klikim larg, duke përdorur portalin për e-shërbime uslugi.gov.mk, pa patur nevojë të prisni në radhë.