Shaqiri: Të promovojmë vlera, solidaritet dhe përulësi

ë frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit, sot zhvillova një takim me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Shaqir Fetahu.▫️Biseduam rreth punës së Bashkësisë Fetare Islame përgjatë muajit të Ramazanit. U informova më tepër rreth aktiviteteve humanitare që ka ndërmarrë ky institucion dhe shpreha gatishmërinë time për të ofruar mbështetje institucionale.▫️Meqënëse disiplina është një nga shtyllat e muajit të Ramazanit, e pamë të nevojshme që të bëjmë thirrje që qytetarët të respektojnë masat anti Kovid të ndërmarra nga Qeveria dhe në këtë formë të luftojmë këtë pandemi.🍀Takimin e mbyllëm duke i uruar njëzëri çdo besimtari agjërim të lehte dhe të dalin ngadhnjimtar nga ky muaj i sakrificës.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…