Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, Osmani në takime me Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takime të ndara me Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.Gjatë takimeve, në tryezë u vendosën temat për të ardhmen e rajonit e që kanë në fokus bashkëpunimin rajonal, me çka Osmani e riafirmoi mesazhin se perspektiva euroatlantike dhe integriteti i tërë rajonit mbetet përcaktim i paluhatshëm i të dy vendeve.“Ambicia jonë e përbashkët është integrimi i plotë i të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, si vend anëtar i NATO-s dhe si vend kandidat për anëtarësim në BE, jemi të gatshëm që njohuritë dhe përvojat tona të fituara t’i vëmë në dispozicion të miqve tanë në Kosovë. Integrimi evropian do të thotë mbi të gjitha progres institucional dhe ekonomik, por edhe më shumë, që në thelb përfshin miqësi, solidaritet dhe siguri – vlera që nënkuptojnë paqe të qëndrueshme dhe afatgjate, stabilitet, e që rrjedhimisht edhe progres të përgjithshëm si nevojë më e rëndësishme e qytetarëve tanë ”, tha Osmani.“Pavarësisht sfidave me të cilat përballet, e në pajtim me progresin e saj demokratik dhe reformues, Maqedonia e Veriut gjatë presidencës portugeze me Këshillin e BE-së, pret mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare me BE-në, që do të shënojë edhe fillimin formal të procesit të negociatave”, shtoi ai.“Maqedonia e Veriut është në pritje të shpejtë të formimit të Qeverisë në Bullgarinë fqinje, ku më pas do të vazhdohej me rrumbullakimin e Planit aksionar për bashkëpunim, e me këtë edhe përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mirëbesimin midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, porositi Osmani.Midis tjerash, gjatë takimeve, kryesisht u diskutua për bashkëpunimin parlamentar dhe pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…