Digjitalizimi i shërbimeve një nga faktorët që Republika e Maqedonisë së Veriut për të katërtin vit radhazi i prin listës të zbatimit dhe implementimit të politikave të rekomanduara nga Komisioni Europian

Nga publikimi i raportit të Komisionit Europian “Përmbledhje e personelit të Komisionit mbi Programin e reformave ekonomike për vitin 2021 – 2023 për Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Sërbinë dhe Turqinë” mësojmë se për të katërtin vit radhazi i prijmë listës të zbatimit dhe implementimit të politikave të rekomanduara nga Komisioni Europian.   Përpjekjet dhe kontributi i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, për të digjitalizuar shërbimet e ofruara nga institucionet publike, vlerësohen lartë në Masën e 14 “Zmadhimi i numrit të shërbimeve digjitale të ofruara në Portalin Nacional për E-shërbime” të raportit të Komisionit Europian.   Nevoja për digjitalizim të shërbimeve u rrit jashtëzakonisht shumë përgjatë periudhës së pandemisë. Digjitalizimi i shërbimeve është tejet i rëndësishëm për të reduktuar kostot dhe kohën e shpenzuar. Qëllimi ynë është që të krijojmë lehtësira për biznesin dhe të krijojmë një mjedis të përshtatshëm për të. Për momentin kemi avancuar më shumë përsa i përket shërbimeve të ofruara për personat fizik, por po bëjmë hapa para edhe me shërbimet e ofruara për bizneset. Jemi në bisedime me të gjitha Ministritë dhe institucionet publike në vend dhe synojmë që në një të ardhme të afërt të rrisim akoma më shumë numrin e e-shërbimeve.   Rezlutate të tilla vetëm sa na motivojnë edhe më tepër për të realizuar premtimet tona dhe të rrisim akoma dhe më shumë bashkëpunimin dhe komunikimin ndërinstitucional mes Ministrive dhe institucioneve të tjera publike në vend.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…