Osmani – Klus: Sllovakia e mbështet aktivisht perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me Sekretarin e Parë në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë, Martin Klus, i cili është në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Bashkëbiseduesit iu referuan gjendjes dhe rezultatit të bashkëpunimit bilateral gjithnjë e më dinamik mes dy vendeve dhe në këtë kontekst biseduan edhe për aktivitetet intensive të cilat ndërmerren për hapjen e Ambasadës sonë në Sllovaki, me seli në Bratisllavë, që do të jetë impuls shtesë në përforcimin e raporteve mes vete dhe pasurimin e bashkëpunimit në përgjithësi.“Ne vazhdojmë aktivisht të kontribuojmë për idenë evropiane në Ballkan, dhe për perspektivën evropiane si të vendit tonë, ashtu edhe gjithë rajonit. Presim operacionalizimin e vendimit të liderëve të BE-së nga marsi i vitit 2020, mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe nisjen formale të negociatave, ndërsa gëzon fakti që Sllovakia është partner i fortë i yni në BE për realizimin e këtij qëllimi”, theksoi Osmani.Në takim u bisedua edhe për projektin “Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian e Maqedonisë së Veriut”, ku marrin pjesë ekspertët sllovak, sesioni i 4-të i së cilës do të mbahet me 29 prill. Sekretari i Parë shtetëror Martin Klus konfirmoi se mbështetja sllovake dhe ndihma profesionale për aspiratat eurointegruese do të vazhdojë me tempo të përshpejtuar me qëllim harmonizim sa më të shpejt me të gjithë kriteret dhe vlerat evropiane.Theks i veçantë në bisedime është vendosur në gjendjen lidhur me pandeminë dhe rrjedhën e procesit të imunizimit në të dyja vendet, me ç’rast Ministri Osmani e falënderoi për ndihmën e deritanishme dhe donacionet në këtë plan, që është gjest i një vendi mik.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…